Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTO/ Njihuni me vajzën me këmbët më të gjata në botë, mban rekordin Guinness për katër vite rradhazi
21-vjeçarja, e cila është 2 metra e gjatë është bërë virale në TikTok pasi ndau video të sajat duke treguar gjatësinë e jashtëzakonshme.
3 April 2024, 16:34Nga S.B
Maci Currin
SHBA- Një vajzë e re që mban rekordin për këmbët më të gjata në botë ka zbuluar problemet unike me të cilat përballet në jetën e saj të përditshme. Maci Currin ka mbajtur rekordin botëror të Guinness për katër vjet, me këmbët e saj me përmasa 134 dhe 132 cm secila, si më të gjatat që ka një femër në botë.
21-vjeçarja, e cila është 2 metra e gjatë është bërë virale në TikTok pasi ndau video të sajat duke treguar gjatësinë e jashtëzakonshme. Maci nga Austin, Teksas, thotë se merr shumë reagime të përziera dhe komente negative nga njerëzit në postimet e saj.
Maci Currin
Pavarësisht se ka një urrejtje të tillë nga njerëzit në internet, Maci thotë se është krenare për këmbët e saj dhe i pëlqen të jetë unike. Disa fansa madje e inkurajojnë Macin të përqafojë veçantinë e saj dhe këmbëngulin se ajo duhet të jetë modele falë gjatësisë.
Megjithatë, me këmbë kaq të gjata vijnë edhe disa probleme të jetës reale. Për shkak të gjatësisë së saj të jashtëzakonshme, Maci shpesh duhet të ketë kujdes të shtuar gjatë ecjes nëpër dyer.
Maci Currin
Ajo gjithashtu përpiqet të gjejë rrobat e duhura që i përshtaten dhe duhet të veshë xhinse të bëra me porosi, të cilat shpesh janë shumë të kushtueshme. E reja tregoi gjithashtu se ajo ka vështirësi me takimet, pasi shpesh meshkujve nuk u pëlqen ta puthin në publik për shkak të ndryshimit në gjatësi.
Shfletoni galerinë më poshtë për më shumë fotografi.