Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTOT- 4 vite burg! Brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, familjarët s'përmbajnë lotët kur jepet vendimi
Në momentin që Gjykata Speciale në Hagë shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh, familjarët nuk i kanë përmbajtur lotët.
18 May 2022, 10:58Nga DOSJA
Foto nga brenda banesës
PRISHTINË- Fotot e mëposhtme janë shkrepur brenda shtëpisë së Hysni Gucatit, ku familjarët po ndjekin me ankth seancën për shpalljen e vendimit ndaj tij, ku dy të pandehurit janë shpallur fajtorë.
Në momentin që Gjykata Speciale në Hagë shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh, familjarët nuk i kanë përmbajtur lotët.
Foto ilustruese
Foto ilustruese
“Ne si familje jemi shumë të emocionuar, por jemi optimist që kësaj here drejtësia do të marr vendimin e duhur dhe të gjithë të kthehen në pafajësinë e tyre. Sot personalisht s’kam biseduar por që nga fillimi ata kanë qenë të bindur për pafëjësi dhe pritjet e tyre janë pozitive. Edhe pritjet e avokatëve janë pozitive. Besojmë që ky gjykim do të jetë pozitiv,”-tha vajza e Gucatit.
Sot, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë shpallur fajtor për: pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, pengim të personave zyrtarë përmes pjesëmarrjes në grupe, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë së procedurës përmes zbulimit të informacionit të fshehtë dhe shkelje nëpërmjet zbulimit të identitetit dhe informacioneve për dëshmitarët e mbrojtur. Por ishin të pafajshëm për akuzën e hakmarrjes.