"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
FOTOT/ Dëbora e parë 'mbulon' Kosovën
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të vranët dhe në zona të caktuara do të ketë reshje shiu dhe dëbore.
11 January 2023, 12:03Nga l.S
Boga
KOSOVA- Janari është padyshim ndër muajt më të ftohtë të vitit. Edhe pse ka më shumë se 4 javë që kemi hyrë zyrtarisht në stinën e dimrit, Kosova është 'mbuluar' nga dëbora mëngjesin e sotëm.
Në disa foto të siguruara nga Telegrafi, shihen qartë shtëpitë dhe zonat e 'veshura' me bardhësi.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita e sotme do të jetë kryesisht me mot të vranët dhe në zona të caktuara do të ketë reshje shiu dhe dëbore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 3 deri në 5 gradë Celsius.
Sakaq, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, të lehtë dhe lokalisht mesatare deri në e fortë.