Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
FOTO+VIDEO/ Brenda psikiatrisë famëkeqe të braktisur në Itali, aty ku pacientët vuanin terrore dhe abuzime të shumta
Sot, ajo është një shtëpi e tejmbushur tmerresh dhe qëndron si një kujtim i tmerrshëm i historisë së saj të errët.e
16 March 2024, 11:18Nga S.B
foto nga psikiatria
ITALI- Shtretërit e kalbur, kukullat e djegura dhe tavolinat e thyera të operacionit përbëjnë rrënojat rrënqethëse të një psikiatrie të braktisur për më shumë se dy dekada. Në një qytet rural në Italinë veriore ndodhet Manicomio Di Voghera, një spital i braktisur i quajtur "qyteti i dhimbjes" që u mbyll në vitin 1998 pas një shekulli tmerresh.
I ndërtuar në vitin 1876, kompleksi i gjerë strehonte pacientë që rrallëherë lëshoheshin përsëri në shoqëri. Sot, ajo është një shtëpi e tejmbushur tmerresh dhe qëndron si një kujtim i tmerrshëm i historisë së saj të errët.
Korridoret dhe karriget me rrota janë të mbuluara me suva të shkatërruar. Çarçafët e pista ndohen ende mbi shtretër. Çdo dhomë pacientësh duket si qeli burgu. Dhomat e tjera janë të mbushura me rreze X, karrige të thyera për fëmijë, mure me gjak dhe grumbuj letrash me njolla.
foto nga psikiatria
Psikiatria dikur drejtohej nga një psikiatër famëkeq, Cesare Lombroso, i cili refuzoi të gjitha trajtimet tradicionale ndaj të sëmurëve mendorë. Në vend të kësaj, pacientët dyshohet se u përdorën si minjtë e tij laboratorikë duke vuajtur të gjitha llojet e terroreve dhe abuzimeve në duart e tij, me disa që vdiqën si rezultat i eksperimenteve ekstreme. Historitë e rikuperimeve ishin jashtëzakonisht të rralla.