Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sipas rregullave të reja, kompanitë nuk mund të telefonojnë konsumatorët për t’u ofruar produkte apo shërbime pa pëlqimin e tyre paraprak.
FRANCË- Franca ka vendosur t’i japë fund telefonatave promocionale të pakërkuara nga kompanitë, duke vendosur kufizime të reja në telemarketing në të gjithë sektorët.
Sipas rregullave të reja, kompanitë nuk mund të telefonojnë konsumatorët për t’u ofruar produkte apo shërbime pa pëlqimin e tyre paraprak. Telefonatat promocionale lejohen vetëm në dy raste: kur konsumatori ka dhënë më parë pëlqimin për t’u kontaktuar ose kur ekziston një marrëdhënie kontraktuale me kompaninë. Masa është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorëve, të cilat e konsiderojnë atë një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e privatësisë dhe qetësisë së qytetarëve.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, telefonatat e padëshiruara janë prej vitesh një burim shqetësimi për francezët. Sipas të dhënave të një raporti parlamentar, 97% e qytetarëve deklarojnë se bezdisen nga telefonatat e telemarketingut. Rreth 72% thonë se marrin telefonata të tilla në celular të paktën një herë në javë, ndërsa 38% i marrin çdo ditë. Megjithatë, ndryshimi ka shkaktuar kundërshtime nga disa përfaqësues të biznesit. Sektori i telemarketingut paralajmëron se kufizimet mund të sjellin pasoja ekonomike dhe humbje vendesh pune.
Edhe në Marok, ku industria e qendrave të thirrjeve është shumë e lidhur me tregun francez, autoritetet kanë shprehur shqetësim. Sipas vlerësimeve të tyre, kufizimet e reja mund të rrezikojnë deri në 50 mijë vende pune në këtë sektor. Franca i bashkohet kështu një numri vendesh evropiane që kanë vendosur kufizime të forta ndaj marketingut telefonik, duke synuar të reduktojnë telefonatat e padëshiruara dhe të rrisin mbrojtjen e konsumatorëve./Dosja.al
Pamje nga aksidenti EGJIPT- Të paktën 18 persona humbën jetën në një aksident tragjik rrugor në provincën Ismailia,...
Pamje nga Kolumbia KOLUMBI- Vijojnë pa ndërprerje operacionet e kërkim-shpëtimit në Kolumbi, pas tërmetit të fuqishë...
Rezidenca RUSI- Dronët ukrainas kanë goditur dhe shkatërruar një sistem rus të mbrojtjes ajrore S-400 “Triumph”, i ven...
Andras Baca HUNGARI- Parlamenti hungarez zgjodhi të hënën Andras Bacën, ish-kreun e Gjykatës Supreme, si presidentin e ri t&e...
Foto ilustruese LIBAN- Parlamenti i Libanit ka miratuar heqjen e dënimit me vdekje, duke e zëvendësuar atë me burgim të përje...
Etna ITALI- Mali Etna ka shpërthyer sërish në Sicili, duke hyrë në një fazë aktiviteti të fuqishëm vullka...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump u largua fshehurazi nga Turqia pas samitit të NATO-s, në një operacion të pazakont&...
Foto ilustruse GREQI- Rrjeti elektrik me dekada të tëra në Greqi është bërë një nga faktorët që nxisin zj...
Foto ilustruese JEMEN- Një anije e vogël mallrash është sulmuar në Ngushticën Bab el-Mandeb, në një tjetër inc...
Foto ilustruese EVROPË- Zbatimi i sistemit të ri elektronik të kontrollit kufitar të Bashkimit Evropian, EES, po shkakton rritje të...