LIVE UPDATES
Bota

Gashi për VOA-n: Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga ndryshimet kushtetuese

Megjithatë, ai tha se politikanët shqiptarë duhet të bëjnë kujdes me trysninë për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, pasi bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme që ka të bëjë me identitetin etnik e kulturor të shumicës. Gashi, gjatë bisedës me kolegun Artan Haraqija, i hodhi poshtë edhe kritikat e opozitës shqiptare për përbërjen etnike të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington.

11 July 2024, 18:37 Nga N.F
Gashi për VOA-n: Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga ndryshimet
Afrim Gashi

MAQEDONI- Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi i cili qëndroi gjatë javës në Uashington tha për Zërin e Amerikës se Shkupi do t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që janë kusht i BE-së për procesin integrues të vendit. Kryeministri Hirstijan Mickovski ndërkohë është shprehur se ai nuk i mbështet ndryshimet kushtetuese.

Megjithatë, ai tha se politikanët shqiptarë duhet të bëjnë kujdes me trysninë për të përfshirë pakicën bullgare në preambulën e Kushtetutës, pasi bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme që ka të bëjë me identitetin etnik e kulturor të shumicës. Gashi, gjatë bisedës me kolegun Artan Haraqija, i hodhi poshtë edhe kritikat e opozitës shqiptare për përbërjen etnike të delegacionit qeveritar të Maqedonisë së Veriut që po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington.


Zëri i Amerikës: Opozita shqiptare ka bërë kritika ndaj pushtetit në vendin tuaj pasi Kryeministri nuk ka përfshirë asnjë anëtar shqiptar të qeverisë në delegacionin që po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të NATO-s. Cili është komenti juaj për këtë kritikë?

Afrim Gashi: Është normale që opozita të merret me kritika. Unë nuk jam një prej atyre politikanëve që bën kritika ndaj kritikës. Kjo është punë e opozitës, të kritikojnë, të flasin. Kështu funksionon demokracia, unë kështu e kuptojë këtë punë. Nuk jam i shqetësuar për atë se çfarë ata mendojnë. Fakti që unë jam këtu dhe jam pjesë e delegacionit në nivelin më të lartë është dëshmia më e mirë se si është përbërë ky delegacion. Unë inkurajoj opozitën që të vazhdojë të kritikojë sepse kështu ne duhet të mësohemi të punojmë. Ne që jemi në pushtet, që kemi marrë përgjegjësi, duhet ta kuptojmë opozitën pasi atë punë e kanë ata dhe ne duhet të jemi të hapur ndaj kritikave të tyre.

Zëri i Amerikës: Megjithatë, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë është shqiptar dhe kritika është përse ai nuk u bë pjesë e delegacionit...?

Afrim Gashi: Ju e dini që çështja e samitit të NATO-s është e përcaktuar me funksione. Këtu janë ministri i brendshëm, i jashtëm, i mbrojtjes dhe ato janë çështje që përcaktohen me funksione. Kjo s’ka të bëjë me përkatësi etnike. Ne jemi duke ndërtuar një qeveri që do të punojë në funksion të të gjithë qytetarëve. Një prej parimeve tona është që qeveria aktuale të punojë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, për shqiptarët, maqedonasit dhe gjithë të tjerët. Prandaj, duhet ta tejkalojmë këtë dhe të mësohemi të punojmë me një nivel tjetër të funksionimit politik. Por, edhe fakti që jam unë këtu është një garanci në vetvete se ka përfshirje edhe etnike në këtë delegacion.


Zëri i Amerikës: Kryeministri Mickovski ka paralajmëruar se do të shpërbëjë dy Këshilla, atë Gjyqësor dhe atë të Prokurorëve. Duke marrë parasysh që ato bëjnë edhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, ky synim po kritikohet si përpjekje për të vënë nën kontroll organet e drejtësisë nga qeveria?

Arim Gashi: Aspak nuk ka të vërteta aty. Në çdo hulumtim që është bërë kohëve të fundit, hulumtime të besueshme, hulumtime që janë bërë edhe nga Bashkimi Evropian tregojnë që besueshmëria më e ulët në institucione është tek gjykatat. Ajo është rreth 2%. Ne kemi marrë votat dhe besimin e njerëzve që ta bëjmë betejën për sundimin e ligjit. Ju nuk mund ta bëni këtë betejë nëse nuk bëni reforma pak më të mëdha. Unë megjithatë nuk mendoj se fjala është për një reformë radikale, por është një reformë e cila do ta përmirësojë sundimin e ligjit. Gjithçka që do të ndërmarrim do të jetë në funksion të përmirësimit të shtetit të së drejtës.

Zëri i Amerikës: Zoti Gashi, koalicioni VLEN ku bëni pjesë edhe ju, ka bërë fushatë me sloganin ‘ndryshimi po vjen’ . Tani ju jeni pjesë e pushtetit, cili është ndryshimi për të cilin ju jeni zotuar?

Afrim Gashi: E para, kemi patur një parti politike shqiptare e cila prej 22 vjetësh ka qenë në pushtet dhe ajo tashmë është në opozitë. Ka qenë e ndërtuar një mendësi që lufton secilin, është kundër secilit, pastaj votat i merr me shantazhe, me kërcënime me forma të ndryshme, siç edhe dihet. Unë mendoj se është një e vërtetë shumë e qartë. Një prej zotimeve që kemi është se qytetarët do të jenë të lirë. Ata do të kenë mundësi të votojnë për atë parti që ata duan. Do të lejohet kritika edhe nga qytetarët, nga organizatat jo qeveritare, nga partitë opozitare dhe ne nuk do të hakmerremi ndaj tyre. Ne do të krijojmë një klimë të shëndoshë politike e cila do të jetë në funksion të së mirës së qytetarëve. Unë opozitën e shoh si partnere për të bashkëpunuar që të arrijmë qëllimin e përbashkët që gjithçka që bëjmë në parlament apo qeveri, në fund të rezultojë për të mirën e qytetarëve. Nëse nuk e bëjmë këtë për të mirën e qytetarëve, qoftë nga pozita e pushtetit apo nga opozita, mendoj se nuk ia japim hakun punës, apo besimit që na kanë dhënë qytetarët.


Ne po mundohemi ta bëjmë këtë. Është fillimi, nuk ka kaluar tamam një muaj nga formimi i qeverisë. Unë mendoj se pas katër viteve, qytetarët do ta ndjejnë këtë ndryshim. Ju mbetet atyre ta vlerësojnë a është arritur ndryshim cilësor apo jo dhe, nëse nuk është arritur, atëherë edhe ne do të japim llogari, do të shkojmë në opozitë pasi kjo është demokracia.

Zëri i Amerikës: Brenda kësaj kohe që jeni në pushtet, është nxitur reagimi i ashpër i dy shteteve fqinje, vende anëtare të BE-së. Me Greqinë puna e emrit dhe së fundmi edhe me Bullgarinë pasi Kryeministri Mickovski ka thënë se nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për të njohur komunitetin bullgar. Kritikët thonë se kjo tregon që qeveria e re nuk e merr seriozisht integrimin evropian?

Afrim Gashi: Është legjitime të mendohet ashtu, por unë ju garantoj që kjo qeveri ka përkushtim të plotë për të integruar vendin në BE. Do të bëjmë çmos që të harmonizojmë legjislacionin tonë me atë të Bashkimit Evropian. Do ta zbatojmë çdo rekomandim në parlament. Kur flasim për ndryshimet kushtetuese, fjala është për çështje që prekin identitetin etnik e kulturor të maqedonasve dhe ne si shqiptarë, pozitë dhe opozitë, ashtu siç kemi reaguar ndaj një çështje të ngjashme kur Maqedonia duhej të integrohej në NATO, pra çështja me emrin e shtetit që ka qenë edhe më e ndjeshme, ne kemi qëndruar pranë maqedonasve në kuptimin e mbrojtjes të identitetit etnik e kulturor. Unë mendoj që edhe në këtë proces, ne jemi të kujdesshëm. Por, natyrisht nuk është hequr dorë nga trysnia pasi të gjithë shqiptarët duan që Maqedonia të bëhet sa më shpejtë pjesë e BE-së.


Zëri i Amerikës: Megjithatë, koalicioni VLEN, një prej kushteve për të bërë koalicion me qeverinë e sotme ka patur miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë kërkuar nga Bullgaria...?

Afrim Gashi: Nuk e shohë politikën si rrezik e kushtëzime dhe shantazhe. Unë mendoj që ne bashkërisht, si shumicë, në momente të caktuara dhe në disa të tjera të gjithë si parlament, duhet të qëndrojmë përballë sfidave kur bëhet fjalë interesi i përgjithshëm i qytetarëve

Zëri i Amerikës: A vazhdoni të jeni në favor të ndryshimeve kushtetuese?

Afrim Gashi: Natyrisht, ai është prioriteti ynë dhe mbetet prioriteti ynë dhe në momentin e parë që do ta kemi mundësinë, do ta fillojmë procesin. Natyrisht, kjo trysni bëhet në baza ditore që ai të realizohet, por gjithmonë duke patur parasysh ndjeshmërinë e çështjes që përfshin elementin e identitetit të etnisë maqedonase që është shumicë në vend./ VOA

afrim gashi maqedoni e veriut

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin