LIVE UPDATES
Bota

Gazetarët në Gaza: Ndihemi të rrezikuar, mund të vritemi duke raportuar

Shumë gazetarë brenda Gazës tani jetojnë në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku popullsia është rritur më shumë se pesë herë që nga fillimi i luftës në tetor.

13 February 2024, 17:30 Nga Heather Murdock
Gazetarët në Gaza: Ndihemi të rrezikuar, mund të vritemi
Foto ilustruese

GAZA- Ekspertët thonë se lufta Izrael-Hamas është konflikti më i rrezikshëm për mediat në kohërat e fundit. Siç njoftojnë korrespondetët e Zërit të Amerikës në rajon, gazetarët në Gazë thonë se numri i lartë i vdekjeve e bën jetik çdo njoftim të tyre, por ndërsa më shumë vdesin në radhët e tyre dhe lufta zgjerohet, aftësia për të dhënë lajmet po tkurret me shpejtësi. Shumë gazetarë brenda Gazës tani jetojnë në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, ku popullsia është rritur më shumë se pesë herë që nga fillimi i luftës në tetor. Banorët e Gazës vazhdojnë të shkojnë në këtë qytet ndërsa forcat e armatosura izraelite lëvizin drejt jugut. Gazetarët që punojnë këtu thonë se çdo artikull mund të jetë i fundit, ashtu siç mund të jetë çdo dalje për të blerë ushqim ose karburant, një vizitë në spital për të kërkuar të zhdukurit, të plagosurit ose në kërkim të trupave të viktimave.

“Situata në Gazë është shumë e vështirë. Një person mund të vritet duke raportuar çdo lajm apo duke xhiruar”, thotë Mortasem Mortaja, gazetar palestinez.

Numri i gazetarëve të vrarë në më shumë se katër muaj luftë vlerësohet se është më i lartë se në çdo luftë tjetër në kohërat e fundit. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve njofton për 85 vdekje ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se 122 gazetarë janë vrarë. Gazetarët brenda Gazës thonë se numri është rritur në 130 që nga hera e fundit kur u publikua një shifër për këtë. Moatasim Moshtaha thotë se vështirësia në rritje e raportimit nga ky territor e ka bërë çdo pjesë të informacionit që ata mund të publikojnë me rëndësi të madhe që bota të kuptojë luftën nga këndvështrimi i njerëzve në Gazë.

“Duke kufizuar gazetarët ata mund t'i ndalojnë ata të japin lajmet në mënyrë profesionale. Por kur ata vrasin një gazetar, kjo gjithashtu rrit vendosmërinë tonë për të dhënë vazhdimisht të vërtetën”, thotë zoti Moshtaha.

Qeveria izraelite e ka ndaluar hyrjen e shtypit ndërkombëtar në Gazë. Në dhjetor Shoqata e Shtypit të Huaj në Jeruzalem i kërkoi Gjykatës së Lartë izraelite për qasje në territor përtej udhëtimeve të kontrolluara nga ushtria e vendit. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën, duke thënë se do të shkaktonte një barrë të panevojshme për Forcat e Mbrojtjes izraelite. Brenda Gazës, gazetarët thonë se aftësia e tyre për të dhënë lajmet po zvogëlohet me shpejtësi.

“Është një luftë nga të gjitha drejtimet ndaj gazetarëve dhe ndaj gjithë komunitetit. Pushtimi izraelit ndërpret shpesh komunikimet si pjesë e sulmeve të tyre, duke tkurrur aftësinë tonë për të marrë informacion nga vendet e kufizuara nga të cilat u detyruam të iknim në veri”, thotë Islam Ezzanoun, e cila punon për një kanal të madh televiziv palestinez.

Qeveria izraelite ka thënë vazhdimisht se nuk i vë në shënjestër gazetarët apo civilët e tjerë, një pretendim që grupet ndërkombëtare të të drejtave dhe gazetarët palestinezë e vënë në dyshim./ VOA

gaza gazetare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin