26 September 2023, 17:54
Nga I.A
Matteo Messina Denaro dhe Roberto Saviano
ITALI- Gazetari italian Roberto Saviano ka hedhur dyshime mbi pasuritë e shpërndara të ish-kreut të 'Cosa Nostra' Matteo Messina Denaro. Në një shkrim që ka publikuar në mediat italiane, gazetari ka theksuar se një pjesë e trashgimnisë së tij ndodhen të shpërndara në llogari bankare në Shqipëri.
Sipas tij, pasardhëse e kësaj pasurie të madhe do të jetë vajza e tij Lorenza Messina Denaro. Gazetari ka deklaruar se sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Shqipëria është një nga vendet ku Denaro ka fshehur pasurinë e tij.
Pjesë nga shkrimi i gazetarit italian:
Por edhe pse prokurorët nuk do të mund të identifikojnë kurrë të gjitha paratë e Matteo Messina Denaro, është gjithmonë një pjesë që zbulohet, mbi të gjitha për pasuritë materiale në Itali, por llogaritë e huaja, paratë e tij në Shqipëri, zonë ku shpesh e kanë zbuluar hetimet, paratë në parajsat fiskale, ato që nuk mund të arrihen kurrë. Epo, kujt do t'i shkojnë ato para? Vetëm për trashëgimtarët e njohur nga vetë shefi.
Matteo Messina Denaro ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare. Bosi i ‘Cosa Nostra’, i arrestuar më 16 janar pas 30 vitesh në arrati, vdiq në spitalin e L’Aquila ku ishte shtruar në një dhomë të blinduar që prej gushtit. Ai vuante prej disa kohësh nga kanceri i zorrës së trashë. Bosi i mafias në Itali u shtrua në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, ku përfundoi në koma të pakthyeshme. Mjekët i kishin pezulluar ushqyerjen pasi gjendja e tij u përkeqësua të enjten për shkak të gjakderdhjes me parametrat e tij jetësorë të dëmtuar. Pranë shtratit të tij ishin mbesa dhe avokatja e tij Lorenza Guttadauria dhe vajza e tij e vogël Lorenza, e njohur së fundmi pasi u takuan për herë të parë në burgun e sigurisë maksimale në L'Aquila në prill.
matteo messina denaro roberto saviano lorenza messina denaro
Bota
26 September 2023, 17:49
a.l
Alexei Navanly
RUSI- Një gjykatë ruse ka refuzuar apelin e liderit të burgosur të opozitës Alexey Navalny kund&eum...
Bota
26 September 2023, 17:52
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Serbët lokalë të Zveçanit kanë ndezur qirinj për pjesëtarët e grupit terrorist q&eum...
Bota
26 September 2023, 17:47
a.l
Bob Menendez
SHBA- Senatori amerikan Bob Menendez po u reziston thirrjeve në rritje për dorëheqjen e tij, pas akuzave se ka marrë ryshf...
Bota
26 September 2023, 17:33
r.ll
foto ilustruese
AUSTRI- Kryetari i Këshillit Atlantik të Austrisë, Gunther Fehlinger, ka reaguar me sulmin e 24 shtatori ndaj poliucisë...
Bota
26 September 2023, 17:41
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin informoi homologun e tij iranian, Ebrahim Raisi, për aktivitetet e kontingjentit paqeruajtës r...
Bota
26 September 2023, 17:28
a.l
Emmanuel Macron dhe Giorgia Meloni
ITALI- Presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni kanë zhvilluar sot n...
Bota
26 September 2023, 17:17
r.ll
foto nga video-konferenca
RUSI- Një foto e publikuar nga ministri ruse e mbrojtjes ka treguar pjesmarrjen e Viktor Solokov në një video-konf...
Bota
26 September 2023, 17:18
a.l
Ronald Regan
Të mërkurën, kandidatët republikanë për president përballen në debatin e tyre të dytë. Si&cc...
Bota
26 September 2023, 17:15
a.l
Sulmi
RUMANI- Ministria e Mbrojtjes e Rumanisë ka dënuar sulmin rus në infrastrukturën portuale të Odesa Oblast, pë...
Bota
26 September 2023, 16:58
a.l
Grevë
SHBA- Për herë të parë në historinë e SHBA, Joe Biden pritet t’i bashkohet në grevë anët...