13 April 2025, 17:35
Nga M.L
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë kapiteni Sean Barbella pas kontrollit të presidentit amerikan.
“Presidenti Trump është në shëndet të shkëlqyer mendor dhe fizik dhe është plotësisht i aftë për të kryer detyrat e kreut të shtetit dhe komandantit të Forcave të Armatosura”, thuhet në letrën e mjekut të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Letra e mjekut, e cila përfshinte detaje nga testet laboratorike, ekzaminimet fizike dhe një test kognitiv, arriti në përfundimin se Trump mbetet në shëndet të shkëlqyer. Trump peshon 101.6 kilogramë dhe është 1.90 metra i gjatë. Rrahjet e zemrës së tij në pushim është 62 rrahje në minutë dhe presioni i gjakut është 12.8/7.4 mmHg. Në testin e aftësive njohëse në Montreal, Trump shënoi 30 nga 30, sipas CNN .
Ekzaminimet e syve, kokës, veshëve, hundës dhe fytit të tij ishin normale, ndërsa mjeku vuri në dukje plagët në veshin e tij të djathtë që erdhën nga tentativa për vrasje në Pensilvani vitin e kaluar.
Kirurgjia e kataraktit
"Trump shfaq funksion të fortë kardiovaskular, pulmonar, neurologjik dhe fizik të përgjithshëm. Stili i tij aktiv i jetës vazhdon të kontribuojë ndjeshëm në mirëqenien e tij”, shkroi Sean Barbabella.
Barbabella përmendi pjesëmarrjen e Trumpit në takime, paraqitje dhe fitore të shpeshta në turnetë e golfit si dëshmi të stilit të tij të jetës aktive. Mjeku gjithashtu raportoi se një kolonoskopi gjatë verës zbuloi se presidenti kishte divertikulit. Në letër thuhej gjithashtu se Trump në një moment i ishte nënshtruar operacionit të kataraktit, por pa specifikuar se kur. Duke folur me gazetarët pas kontrollit të premten, Donald Trump tha se ishte në gjendje shumë të mirë.
donal trump
Bota
13 April 2025, 17:04
A.Ll
Masakra në qytetin ukrainas të Sumy
UKRAINA - Masakra në qytetin ukrainas të Sumy ka shokuar opinionin ndërkombëtar, duke nde...
Bota
13 April 2025, 16:47
A.Ll
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni
ITALI - Një tjetër sulm vdekjeprurës goditi qytetin ukrainas të Sumy të dielën e Palm&e...
Bota
13 April 2025, 15:19
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Lufta tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po përshkallëzohet me Donald Trump që vendos tarifa prej 14...
Bota
13 April 2025, 15:05
N.F
Fidan
SHBA- Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan është shprehur se po punohet për të vendosur për orën dhe ven...
Bota
13 April 2025, 15:04
M.L
Emmanuel Macron
FRANCË- Pas sulmit raketor të përgjakshëm rus në veri të Ukrainës, që shkaktoi mbi 30 viktima mes t...
Bota
13 April 2025, 14:06
r.ll
BRITANI- Një burrë është gjetur i pajetë mes rrënojave pas një shpërthimi gazi në një shtëpi në No...
Bota
13 April 2025, 13:59
M.L
Foto ilustruese
UKRAINË- Ka reaguar përmes një postimi në platformën X Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaj...
Bota
13 April 2025, 13:48
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Revista amerikane Rolling Stone përshkruan në detaje se si Elon Musk, që është zyrtarisht një...
Bota
13 April 2025, 13:20
r.ll
broshurat
EVROPË- Udhëzues për mbijetesë, grumbullim dhe stërvitje për evakuim masiv. Evropa po përpiqet të p&...
Bota
13 April 2025, 13:23
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite do të nënshkruajnë një marrëveshje paraprake për bashk...