6 July 2026, 10:05
Nga G.M

IRANI- Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Ghalibaf deklaroi se Irani vijon të ketë mosmarrëveshje të thella me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi. Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes mbetet i vështirë, ndërsa ritheksoi se Teherani nuk do ta njohë Izraelin dhe do të vazhdojë mbështetjen për të ashtuquajturin "bosht i rezistencës”, përmes mjeteve ushtarake dhe diplomatike, sipas nevojës.
Sipas mediave të huaja, ai vuri në dukje se Irani duhet të shmangë negociatat vetëm për hir të negociatave.
Ghalibaf tha gjithashtu se paqja në Liban nuk mund të ruhet pa Iranin dhe atë që ai e përshkroi si rolin stabilizues të Teheranit në rajon.
Kryenegociatori i Iranit i bëri këto komente gjatë një takimi në Teheran me Mohammad Fnais, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, i cili gjithashtu udhëtoi për në Iran për të marrë pjesë në funeralin e Khameneit. Mësohet se, Ghalibaf ka thënë se Teheran e ka bërë Libanin një çështje qendrore në negociatat që çuan në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit Iran-SHBA.
"Ne i vumë theks të veçantë integritetit territorial dhe sovranitetit të Libanit", tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi veprimin e Hezbollahut kundër Izraelit në anën e Iranit gjatë luftës SHBA-Izrael, duke e përshkruar atë si një pikë kthese në histori, e cila nxori në pah lidhjen e pathyeshme midis Iranit dhe organizatave të boshtit të rezistencës./Dosja.al
iran
Bota
6 July 2026, 09:49
G.M
Pamje
UKRAINË- Të paktën 11 persona janë vrarë në Kiev pas natës së dytë të sulmeve ruse në kryeqyte...
Bota
6 July 2026, 09:39
E. D
Europol
BRITANI- Agjencitë ligjzbatuese nga shtatë vende, të udhëhequra nga autoritetet gjermane dhe britanike dhe me mbështe...
Bota
6 July 2026, 09:24
G.M
Foto ilustruese
FRANCA- Një zjarr i madh pyjor po djeg 45,000 hektarë në Francën jugperëndimore, duke plagosur dy persona dhe du...
Bota
6 July 2026, 09:13
E. D
KOSOVË- Kompania “Rad 028”, në pronësi të Radulle Steviqit, nuk gjendet në adresën në Kosovë, ku figuron e...
Bota
6 July 2026, 09:13
G.M
KINË
KINË- Kina testoi një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi me një kokë bërthamore artific...
Bota
6 July 2026, 09:04
G.M
SHBA- Super tajfuni Bavi ka goditur ishullin Rota në Ishujt Mariana Veriore të SHBA-së, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ...
Bota
6 July 2026, 09:05
E. D
GJERMANI- "Përfundimi ynë është: Kushdo që dëshiron të menaxhojë me sukses imigracionin duhet ta kuptojë...
Bota
6 July 2026, 08:34
G.M
Pamje
IRAN- Procesioni mortor që mbante arkivolin e Ajatollah Ali Khameneit filloi udhëtimin e tij nëpër rrugët e T...
Bota
6 July 2026, 08:20
G.M
Foto
SHBA- Për shumë njerëz në Izrael, duket e pashmangshme që Presidenti i SHBA-së Donald Trump do të rivlerësoj&e...
Bota
6 July 2026, 08:02
G.M
Giorgia Meloni dhe Donald Trump
SHBA- Donald Trump shkaktoi reagime me një postim në Truth Social, ku publikoi një imazh ku shfaqej me Georg...