21 July 2022, 18:56
Nga d.a.
“Zhan Mitrev”
MAQEDONIA E VERIUT- Skandali me Klinikën “Zhan Mitrev” mbetet enigmë nga institucionet shtetërore. Të gjitha organet thonë se kanë marr masa konform ligjeve, por asnjëra nuk tregon se cilat janë ato masa. Prokuroria Publike vazhdon ta mbaj procedurën para hetimore të klasifikuar nga publiku, megjithëse kallëzime penale për të njëjtin rast janë dërguar edhe nga vetë familjarët e pacientëve. Edhe Qeveria miratoi informacionet për studim të paligjshëm shkencor nga metoda e filtrimit të gjakut e bërë nga “Zhan Mitrev”, por duke mos thënë që se çfarë u vendos.
“Më 20 korrik 2022 është formuar komision për kryerjen e mbikëqyrjes së ekspertëve, dhe lidhur me aplikimin e metodës së hemo-filtrimit në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Klinikën “Zhan Mitrev”, Shkup. Në periudhën e ardhshme Ministria e Shëndetësisë do të analizojë raportet e pranuara, pas së cilës do të ndërmerren të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme në përputhje me kompetencat ligjore”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.
Informacioni më konkret që kemi deri më tani është se më datë 18 korrik, në Odën e Mjekëve është dorëzuar një urgjencë në lidhje me kërkesën e paraqitur për kryerjen e mbikëqyrjes së ekspertëve për trajtimin e pacientit Nikolla Brezev, si pjesë e rrëfimit të IRL-së nga 27 shtatori 2021, dhe në bazë të iniciativës së dorëzuar për mbikëqyrje profesionale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor.
Ish-Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ish-zëvendësministri Ilir Hasani, të cilët ishin në funksion në kohën e pandemisë, akoma mbeten të pakapshëm për mediat që të komentojnë këtë skandal. Nga zyra për komunikim me publikun e Klinikës Zhan Mitrev thanë se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante. Sipas tyre, kanë dorëzuar dosjet në fjalë, në tri organe shtetërore.
“Gjatë këtyre ditëve drejtoria e Klinikës Zhan Mitrev i ka dhënë të gjitha dokumentacionet e duhura Prokurorisë Publike. Gjithashtu, kemi dorëzuar dosjet e kërkuara në afat ligjor në Agjencinë e Barnave Malmed dhe në Inspektoratin shtetëror sanitar shëndetësor”, thonë nga Klinika private “Zhan Mitrev”.
Pas konferencës së djeshme për media të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjeturat e hulumtimit “Gjaku i papastër”, kanë reaguar IRL, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqata maqedonas e juristëve të rinj. Sipas tyre, Ministria e Shëndetësisë, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Oda e Mjekëve dhe Agjencia e Barnave, u përpoqën të relativizojnë hulumtimin nga dokumentari i RLS. Ato bëjnë thirrje që Prokuroria të shqyrtojnë dëshmitë e familjarëve që kanë humbur jetën pacientët nga infeksionet intra-klinike gjatë pandemisë në Klinikën private Zhan Mitrev./Alsat/
skandali me klinikën “zhan mitrev” venko filipçe ilir hasani
Bota
21 July 2022, 18:44
d.a.
Sergio Mattarella dhe Mario Draghi
ITALI- Kriza politike e pasuar nga dorëheqja e kryeministrit Mario Draghi si dhe shpërndarja e dhomave nga pre...
Bota
21 July 2022, 18:09
d.a.
Peter Szijjarto
HUNGARI- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka arritur në Moskë për të diskutuar për furn...
Bota
21 July 2022, 17:53
d,a
ITALI- Qeveria italiane është rrëzuar pasi kryeministri Mario Draghi ka paraqitur sërish dorëheqjen para presidentit të vendit S...
Bota
21 July 2022, 17:23
d.a.
Peskov dhe Putin
RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ishte në gjendje të mirë...
Bota
21 July 2022, 17:15
d.a.
Komisioni
SHBA- Komisioni i 6 janarit do të përmbyllë sot raundin e parë të dëgjesave publike me një analizë minut&...
Bota
21 July 2022, 17:09
d.a.
Putin
SHBA- Shefi i CIA-s, vlerëson se presidenti rus Vladimir Putin duket se i është nënshtruar krijimit të miteve dhe hiperbol&e...
Bota
21 July 2022, 16:49
d.a.
Ndeshje me dema
SPANJË- Tre burra kanë vdekur në 24 orë nga plagët e marra gjatë festivaleve të vrapimit të demave ...
Bota
21 July 2022, 16:40
d.a.
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe deri më tani ka simptoma të lehta dhe është iz...
Bota
21 July 2022, 16:33
d.a.
Foto Ilustruese
KOSOVË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Pejë të Kosovës ku një makinë ka pvrplasur nj&...
Bota
21 July 2022, 16:23
d.a
Mevlut Çavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu bëri një seri të re deklaratash provokuese ku vuri edhe ...