20 May 2023, 16:17
Nga a.l
Jorn Rohde
KOSOVË- Sot, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë u festua 15-vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare. Me këtë rast, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, deklaroi se Gjermania dhe Kosova kanë marrëdhënie të fuqishme diplomatike.
“Nuk më bie në mend ndonjë shtet tjetër me të cilin kemi marrëdhënie kaq të fuqishme diplomatike. Nuk është vetëm diaspora me rreth 500 mijë qytetarë me prejardhje kosovare në Gjermani, por edhe pjesëmarrja në këtë ngjarje të sotme po e tregon dukshëm afërsinë tonë… Ne po ashtu ndajmë edhe vlera të njëjta”, tha ai.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Gjermania i ka ndihmuar shumë Kosovës në të gjitha fushat.
“Gjermania na ka njohur ndër vendet e para, mirëpo para se të na e njoh pavarësinë, Gjermania për neve është shteti në të cilin kanë gjetur strehë shumë shqiptarë nga Kosova në vitet e 70-ta, në vitet e 80-ta e më pastaj edhe shumë refugjatë nga vitet e 90-ta, qoftë kjo për shkak të okupimit apo luftës më pastaj. Në këto 15 vite të miqësisë ndërmjet Republikës sonë dhe asaj gjermane, ne kemi kujtimet më të mira nga mbështetja gjermane në sundim të ligjit, në arsim, në efiçiencë të energjisë dhe në infrastrukturë”, tha ai.
Fushat sipas të cilit shteti gjerman ka përkrahur Kosovën janë arsimi, energjia e sundimi i ligjit. Kurti rikujtoi se Gjermania ka njohur Kosovën dhe ishte ndër vendet e para.
jorn rohde
Bota
20 May 2023, 16:10
a.l
Ambulanca
GREQI- Një aksident i rëndë është raportuar në Greqi. Mediat greke raportojnë se një e mitur rreth mosh&...
Bota
20 May 2023, 16:02
a.l
Bakhmut
RUSI- Ukraina i është përgjigjur kreut të grupit 'Wagner', Yevgeny Prigozhin i cili më herët pretendoi se kishte mar...
Bota
20 May 2023, 15:48
m.s
Tre te ekzekutuarit
IRAN- Irani ka ekzekutuar tre burra të akuzuar për dhunë vdekjeprurëse kundër oficerëve të sig...
Bota
20 May 2023, 15:56
a.l
Yevgeny prigozhin
RUSI- Kreu i grupit mercenar Wagner të Rusisë, Yevgeny Prigozhin, pretendon kontrollin e plotë të qytetit ukrai...
Bota
20 May 2023, 15:34
m.s
Një pilot i Forcave Ajrore të SHBA dhe oficer i sistemeve të armëve ecin drejt avionit të tyre luftarak, ndërsa marrin pjesë...
Bota
20 May 2023, 15:16
m.s
Donald Trump dhe Karen McDougal
SHBA- Një ish-modele e “Playboy” ka zbuluar detaje nga lidhja e saj me ish-presidentin Donald Trump...
Bota
20 May 2023, 15:17
a.l
Foto ilustruese
SPANJË- Pjesa më e madhe e Evropës perëndimore po pëson tkurrje të popullsisë, por ky problem ë...
Bota
20 May 2023, 15:11
a.l
BRITANI- Britania këtë javë bëri thirrje për reformë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, p...
Bota
20 May 2023, 15:00
a.l
Rishi Sunak dhe Volodymyr Zelenskyy
JAPONI- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi ...
Bota
20 May 2023, 14:50
a.l
Liderët e G7
JAPONI- Liderët botërorë kanë nisur takimin në Hiroshima. Ata i kanë kërkuar Kinës që t'i b...