30 September 2025, 12:42
Nga E.d
Foto ilustruse
POLONI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius i ka bërë thirrje NATO-s, për të dhënë një përgjigjie të vendosur ndaj provokimeve ruse që kanë ndodhur në Europë. Gjatë takimeve me disa homologë evropianë në Varshavë, ministri gjerman tha se shkeljet e fundit të hapësirës ajrore në shumë vende të BE-së treguan se, Rusia po bëhet gjithnjë e më shumë një kërcënim për NATO-n. Ndërsa Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul, paralajmëroi për agresionin e Rusisë dhe kërkoi të jepej një zgjidhje sa më parë.
“Moska po i vë në provë aleatët e NATO-s me frekuencë dhe intensitet gjithnjë e në rritje. Presidenti rus Vladimir Putin, po përpiqet qëllimisht të minojë sigurinë evropiane dhe integritetin territorial të kombeve evropiane" tha Pistorius.
Newsworm raportoi se javët e fundit, anëtarët e NATO-s, si Polonia, Estonia dhe Rumania kanë raportuar dronë dhe avionë ushtarakë rusë që kanë hyrë në hapësirën e tyre ajrore. NATO i vlerësoi këto si provokime të qëllimshme nga Moska, ndërsa Kremlini i hodhi poshtë akuzat. Në Danimarkë, disa incidente me dronë çuan në mbylljen e përkohshme të aeroporteve.
“Këto veprime nuk janë të rastësishme, por pjesë e një modeli që synon hapësirën tonë ajrore, infrastrukturën tonë kritike dhe, në fund të fundit, gatishmërinë tonë mbrojtëse. Rusia dëshiron të testojë vendosmërinë tonë, dëshiron të nxisë trazira. Kjo është e rrezikshme dhe duhet të përgjigjet qartë dhe në unitet.” tha Ministri i Jashtëm gjerman Wadephul.
Wadephul bëri thirrje gjithashtu për mbrojtje më të forta kundër dronëve. Javën e kaluar, tetë shtete anëtare të BE-së që kufizohen me Rusinë ose Ukrainën, së bashku me Danimarkën dhe Ukrainën, zhvilluan bisedimet e tyre të para mbi planet për një mur të përbashkët mbrojtës kundër dronëve.
gjermani poloni nato
Bota
30 September 2025, 12:14
E.d
Foto ilustruse
INDONEZI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi ku një shkollë është shembur dhe ka lën&eu...
Bota
30 September 2025, 12:17
Kongresi amerikan
SHBA- Një mosmarrëveshje mes partive për shëndetësinë dhe shpenzimet mund ta shkaktojë mbylljen e Qeve...
Bota
30 September 2025, 11:51
E.d
Foto ilustruse
SHBA - Administrata Trump ka deportuar 100 iranianë nga Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas marrëveshjes me Teheranin. K&...
Bota
30 September 2025, 10:54
E.d
Ursula von der Leyen, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
SHBA - Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha ...
Bota
30 September 2025, 09:32
I.A
GJERMANI- Industria gjermane është ende, siç thuhet në qarqet profesionale, "nën presion". Pas njoftimit të fundit s...
Bota
30 September 2025, 08:56
I.A
Erdogan dhe Trump
TURQI- Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, tha të martën se i çmon “përpjekjet dhe lidershipin” ...
Bota
29 September 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
GAZA- Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë ...
Bota
29 September 2025, 21:58
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump publikoi një plan gjithëpërfshirës për t'i dhënë fund...
Bota
29 September 2025, 21:10
E. D
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të hënën se marrëveshja për paqe n&...
Bota
29 September 2025, 19:53
E.d
Foto ilustruse
JEMEN - Një anije është përfshirë nga flakët në Gjirin e Adenit, pas një sulmi me raketa që...