4 April 2025, 15:24
Nga r.ll
foto ilustruese
GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë një palestinez që po gjuante me gurë ushtarët në Hushan, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Kryetari i bashkisë pranë Betlehemit që konfirmoi incidentin dhe i tha AFP se i riu i vrarë ishte 17 vjeç.
"Dje (e enjte) natën, shumë terroristë hodhën gurë në drejtim të rrugës 375 pranë Hushan, në perëndim të Betlehemit. Ushtarët që vepronin në zonë u përgjigjën duke hapur zjarr ndaj terroristëve, duke neutralizuar një dhe duke plagosur një tjetër," tha ushtria në një deklaratë.
Kryetari i bashkisë së Hussan, Jamal Sabatin, konfirmoi se ushtarët qëlluan mbi njerëzit që gjuanin me gurë dhe hoqën trupin e një 17-vjeçari, ndërsa arrestuan një tjetër palestinez që u plagos.
"Ushtria izraelite hapi zjarr mbi ta, duke vrarë një dhe duke plagosur një tjetër. Ushtarët i morën dhe ata nuk i kanë dorëzuar ende," tha Sabatin për AFP.
Ministria palestineze e Shëndetësisë tha nga ana e saj se Autoriteti Palestinez ishte informuar nga Izraeli për vdekjen e një adoleshenti i cili u vra "nga zjarri izraelit" të enjten në Hushan, adoleshenti ishte Yousef Zaul , 17 vjeç, tha ajo.
Izraeli e ka pushtuar Bregun Perëndimor që nga viti 1967. Krahasuar me pjesën veriore të këtij territori palestinez, kryesisht qytetet Jenin dhe Nablus, bastione të organizatave të armatosura palestineze që janë në qendër të një operacioni madhor të nisur nga Izraeli më 21 janar, sektori i Betlehemit është zakonisht mjaft i qetë. Por prej disa javësh, burimet palestineze kanë folur për inkursione ushtarake izraelite në Autoritetin Palestinez, madje edhe në vetë Betlehem, dhe për arrestime gjatë këtyre bastisjeve.
bregu perendimor izrael
Bota
4 April 2025, 15:10
N.F
Dodik
SERBI- Republika Sërpska do të kërkojë të përfshihet në një aleance me Serbinë dhe Hungarinë, tha t...
Bota
4 April 2025, 14:30
E. D
foto ilustruese
SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kund&eu...
Bota
4 April 2025, 14:21
E. D
Marco Rubio
BRUKSEL- Rënia e tregjeve u pranua nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në deklaratat e tij të...
Bota
4 April 2025, 14:11
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë mund të caktohen që në korrik, pra menjëherë p...
Bota
4 April 2025, 14:00
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Britania dhe Franca e kanë akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, se po i zvarrit bisedimet për një armë...
Bota
4 April 2025, 13:03
E. D
foto ilustruese
KOREJA E JUGUT- Presidenti i Koresë së Jugut është shkarkuar nga detyra pasi Gjykata Kushtetuese votoi unanimisht p&eum...
Bota
4 April 2025, 12:55
E. D
foto ilustruese
KINË- Një tarifë shtesë prej 34% për produktet amerikane është shpallur nga Kina n&e...
Bota
4 April 2025, 12:25
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një 15-vjeçar nga Cesena në Itali u denoncua nga Policia Postare në Prokurorinë e Gjykatës për...
Bota
4 April 2025, 12:02
M.B
Donald Trump
SHBA- Presidenti Trump njoftoi tarifa të reja “reciproke” për pothuajse të gjithë partnerët tregtarë...
Bota
4 April 2025, 11:23
E. D
foto ilustruese
RUSI- Sulmet me dronë të Rusisë që goditën ndërtesa banimi në Harkiv, në verilindje të Ukrain&...