21 June 2022, 19:23
Nga d.a
Foto ilustruese
FRANCË- Gjykata më e lartë administrative e Francës ka lënë në fuqi vendimin mbarëkombëtar për të ndaluar përdorimin e veshjes së kostumeve të notit "burkini" në pishinat publike.
Burkini vishen kryesisht nga gratë muslimane, ato mbulojnë të gjithë trupin me përjashtim të fytyrës, këmbëve dhe duarve. Por gjykata franceze tha se nuk mund të lejonte "përjashtime selektive nga rregullat për të plotësuar kërkesat fetare".
Mosmarrëveshja shkoi deri në Këshillin e Shtetit pasi një gjykatë lokale në Grenoble pezulloi ndalimin me arsyetimin se cenonte seriozisht parimin e neutralitetit në shërbimet publike.
Kryetari i bashkisë së Grenoble, Eric Piolle argumentoi se njerëzit që përdorin shërbimet publike, si pishinat dhe ambientet sportive duhet të lejohen të vishen si të duan.
Gjyqtarët në ‘Conseil d'Etat’ vendosën në favor të prefekturës Isere dhe konfirmuan se rregulloret e reja të rrobave të banjës në Grenoble kishin synuar vetëm "të kënaqnin një kërkesë fetare".
Që nga viti 2016-të, disa autoritete lokale franceze janë përpjekur të mos e lejojnë me ligj veshjen e burkinit në vende publike.
Liderja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, ka dënuar burkinin si "veshje të propagandës islamike" dhe ka bërë thirrje për më shumë rregullime.
Por në vitin 2019, autoritetet në qytetin veriperëndimor të Rennes përditësuan në heshtje politikat e higjienës së pishinave për të lejuar burkinit dhe lloje të tjera të rrobave të banjës.
Marrë nga REL.
franca ndalon burkinin feja ne france eric piolle
Bota
21 June 2022, 19:03
d.a.
Manos Daskalakis
GREQI- Sipas Manos Daskalakis, babait të tri vajzave të vdekura në mënyrë misterioze në Patra, tha se ai nuk...
Bota
21 June 2022, 18:58
d.a
Halil Hasani
KOSOVË- Halil Hasani, 77-vjeçar nga fshati Çabër i Komunës së Zubin Potokut, jeton me besimin se katër ...
Bota
21 June 2022, 18:38
I.A
Harta
RUSI- Rusia është zotuar se do të hakmerret kundër Lituanisë me masa që 'do të kenë një ndikim serioz ne...
Bota
21 June 2022, 18:41
d.a.
Manuel Sarrazin
Në intervistë për DW, i dërguari special i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, paralajmëron...
Bota
21 June 2022, 18:35
d.a.
Ambasada amerikane ne Kosove
KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka reaguar në lidhje me ...
Bota
21 June 2022, 18:25
d.a
RUSI- Gruaja e një politikani rajonal pro-Vladimir Putin dhe vajza e saj janë vrarë dhe në Rusi është imponu...
Bota
21 June 2022, 18:14
d.a.
Putin dhe Kabaeva
RUSI- E dashura e përfolur e Vladimir Putin ka dy shtëpi të reja luksoze në shtetin anëtar të NATO-s, ...
Bota
21 June 2022, 17:53
d.a.
Sauli Niinisto
FINLANDË- Presidenti finlandez Sauli Niinisto beson se mund të jetë e vështirë për Finlandën dhe Suedin&e...
Bota
21 June 2022, 17:45
I.A
Valdrin Sahiti
KOSOVË- Disa ditë më parë lajmi që stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është i pajisur me pasaportë di...
Bota
21 June 2022, 17:49
d.a.
Merrick Garland dhe Iryna Venediktova
UKRAINË- Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland, është në Ukrainë&n...