1 September 2025, 18:48
Nga r.ll
sendet e sekuestruara
GREQI- Autoritetet greke kanë shkatërruar një organizatë kriminale në ishullin e Kretës, ku 49 persona kanë rënë në pranga. Mediat greke kanë publikuar fotot e një dhome, dyshemeja e të cilës është mbushur me sendet e konfiskuara nga operacioni, ku shihen shumë armë, kryesisht pushkë gjuetie dhe luftarake, si dhe pistoleta, municione, pjesë dhe këllëfe armësh, kuti me fishekë të kalibrave të ndryshëm, kartëmonedha euro, telefona celularë, si dhe pako që përmbanin drogë.
Ndërkohë ditën e sotme 49 të arrestuarit kanë dalë para një hetuesi dhe prokurori të Hanias, në grupe prej tetë personash. Pritet që të pandehurit të kërkojnë dhe të marrin një afat për të dhënë deklaratat e tyre.
Sipas vlerësimeve të policisë greke, xhiroja e fitimit nga aktiviteti kriminal i organizatës ishte afër 3 milionë euro. Në dosjen e çështjes thuhet se të ardhurat vinin nga trafikimi i drogës, i cili vlerësohet në afërsisht 1.1 milionë euro. Nga pjesa tjetër e aktivitetit të tyre, të ardhurat arritën në 1.5 milionë euro.
Secili anëtar merrte pjesën e tij, por, si në të gjitha rastet, edhe këtu pjesa më e madhe e parave përfundonte tek dy vëllezërit biznesmenë që konsiderohen si krerët e mafias në Kretë.
Hetimi për këtë çshtje filloi me një rast trafikimi droge, dhe më pas autoritetet arritën të zbulonin një rrjet me shumë tentakula që trafikonte madje edhe armë kallashnikovi.
Një rol vendimtar në goditjen e kësaj organizate luajtën dy oficerë policie të fshehtë, të cilët, me urdhër të prokurorit të çështjes,u maskuan dhe u paraqitën si punonjës restoranti. Brenda pak javësh, ata arritën të fitonin besimin e anëtarëve dhe të merrnin informacione thelbësore, përdorimi i të cilave çoi në çmontimin e strukturës kriminale.
Figurat kryesore të organizatës dyshohet se janë dy vëllezër, të cilët janë biznesmenë nga Hania, të njohur në komunitetin vendas. Të dy ishin vënë nën mikroskopin e autoriteteve për raste të mëparshme zhvatjeje. Shumë nga të arrestuarit kishin shqetësuar më parë policinë, me çështje penale të hapura apo edhe dënime me burg.
ogranizate kriminale ne krete
Bota
1 September 2025, 17:51
r.ll
te prekurit nga termeti
AFGANISTAN- Numri i viktimave nga tërmeti me magnitudë 6.0 ballë në Afganistan ka kaluar 800, ndërsa 3,000...
Bota
1 September 2025, 17:50
E. D
Boris Pistorius
GJERMANI- Ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius ka hedhur poshtë deklaratat e Presidentes së Komisionit Evropia...
Bota
1 September 2025, 17:44
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është rikthyer te çështja e marrëdhënieve tregt...
Bota
1 September 2025, 17:40
r.ll
robert kennedy jr
SHBA- Nëntë ish-drejtorë të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë...
Bota
1 September 2025, 17:13
r.ll
ursula von der leyen
BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të vendosë satelitë shtesë në orbitën e ulët t&eu...
Bota
1 September 2025, 17:07
E. D
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Në një mbledhje të stuhishme të kabinetit, Benjamin Netanyahu i rezistoi presionit nga kreu i Forc...
Bota
1 September 2025, 16:59
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Një zyrtar i Hamasit është shprehur ditën e sotme se Rripi i Gazës "nuk është n&eum...
Bota
1 September 2025, 16:56
E. D
pamje nga rrenojat
AFGANISTAN- Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë ka goditur rajonin malor lindor të Afganistanit, ndërsa aut...
Bota
1 September 2025, 13:51
E. D
Ursula von der Leyen
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka konfirmuar se ka pasur ndërhyrje në sinjalin GPS të avionit që transportonte presid...
Bota
1 September 2025, 12:32
E. D
Ursula von der Leyen
BULLGARI- Aeroplani që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, humbi aksesin në sistemet...