20 April 2023, 13:13
Nga a.l
FOTOJA e shkrepur nga lufta në Mariupol fiton çmimin “Fotografia e Vitit të Shtypit Botëror”
UKRAINË- Fotografi i Associated Press, Evgeniy Maloletka fitoi çmimin 'ëorld Press Photo of the Year' për imazhin e tij rrëqethës të punonjësve të urgjencës që mbanin një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në qytetin ukrainas të Mariupol, në pasojat kaotike të një sulmi rus.
Imazhi i fotografit ukrainas më 9 mars 2022, i gruas së plagosur, me dorën e majtë në barkun e përgjakur, dëshmon më së miri momentet tronditëse të sulmeve të pamëshirshme ruse. 32-vjeçarja Iryna Kalinina ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur Miron, shkruajnë mediat e huaja.
“Për mua është një moment që gjatë gjithë kohës dua ta harroj, por nuk mundem. Historia do të mbetet gjithmonë me mua”, tha Maloletka në një intervistë para njoftimit.
“Evgeniy Maloletka kapi një nga imazhet më përcaktuese të luftës Rusi-Ukrainë mes rrethanave tepër sfiduese. Pa guximin e tij të patundur, pak do të dihej për një nga sulmet më brutale të Rusisë. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për të. Nuk ndodh shpesh që një imazh i vetëm të futet në kujtesën kolektive të botës. Evgeniy Maloletka jetoi sipas standardeve më të larta të fotoreporterizmit duke kapur 'momentin vendimtar', duke ruajtur traditën e gazetarëve të AP në mbarë botën për të ndriçuar atë që përndryshe do të kishte mbetur e padukshme, "tha zëvendëspresidentja e lartë dhe redaktore e AP Julie Pace.
Maloletka, gazetari i videove të AP Mystyslav Chernov dhe producentja e AP Vasilisa Stepanenko, të cilët janë gjithashtu ukrainas, mbërritën në Mariupol pikërisht kur filloi agresioni rus në Ukrainë, që shkaktoi konfliktin më të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ata qëndruan për më shumë se dy javë, duke treguar se ushtria ruse po godiste qytetin, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile.
lufta ukraine-rusi evegniy malolteka
Bota
20 April 2023, 13:07
a.l
Tulipanët në Holandë
HOLANDË- Një nga kopshtet më të mëdha të tulipanëve në botë, Keukenh...
Bota
20 April 2023, 12:50
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Andriy Yusov, zëdhënësi i agjencisë së inteligjencës ushtarake ukrainase ka njoftuar se fo...
Bota
20 April 2023, 13:00
a.l
Elon Musk
Gjigandi i teknologjisë, Elon Musk ka kërcënuar se do të padisë Microsoftin për përdorimin e të dhë...
Bota
20 April 2023, 12:55
a.l
Grupi 'ë agner'
RUSI- Zvicra do të shtojë ushtrinë private 'Wagner Group' dhe agjencinë e lajmeve RIA në listën e ...
Bota
20 April 2023, 12:48
k.m.
GREQI- Sekretari i Përgjithshëm i "MeRA25", Yanis Varoufakis nxitoi të përjashtojë skenarët e një bashkimi të mundsh&e...
Bota
20 April 2023, 12:47
a.l
Tornado në Oklahomas
SHBA- Një tornado i fortë ka goditur shtetin amerikan të Oklahomës, duke shkatërruar dhjetër...
Bota
20 April 2023, 12:41
a.l
Ron De Santis
SHBA- Ligjvënësit e Florida kanë miratuar legjislacionin e mbështetur nga guvernatori Ron DeSantis që lejon d&...
Bota
20 April 2023, 12:38
f.i
Talebanë
AFGANISTAN- Qeveria Talebane ka liruar së fundmi 2,460 të burgosur me rastin e festës së shenjtë të Fit&eu...
Bota
20 April 2023, 12:36
a.l
SHBA- Tre persona janë vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se janë autorët e sulmit me armë zjarri në festë...
Bota
20 April 2023, 12:27
a.l
Oleksii Danilov
UKRAINË- Oleksii Danilov, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës &e...