LIVE UPDATES
Bota

Harris takim me Zelensky-n: SHBA do të qëndrojë pranë Ukrainës aq kohë sa të jetë e nevojshme

Ndërsa paketa e re e ndihmës për Ukrainën përballet me kundërshti të shumta nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti Zelenskyy tha se shumica e popullsisë amerikane mbështet kauzën e vendit të tij. e

17 February 2024, 17:23 Nga M.B
Harris takim me Zelensky-n: SHBA do të qëndrojë pranë
Volodymyr Zelensky dhe Kamala Harris

MYNIH- Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris gjatë një takimi me presidentin ukrainas në Mynih, e siguroi atë se Uashingtoni do të qëndrojë me Kievin për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ndërsa paketa e re e ndihmës për Ukrainën përballet me kundërshti të shumta nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti Zelenskyy tha se shumica e popullsisë amerikane mbështet kauzën e vendit të tij. Ai po kërkon nga Perëndimi të vazhdojë ndihmën ndaj vendit të tij, ndërsa ushtria ukrainase njoftoi se është tërhequr nga qyteti i shkatërruar lindor Avdiivka, duke i hapur rrugën ushtrisë ruse të bëjë përparimin më të madh që kur pushtoi qytetin e Bakhmutit majin e kaluar. Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris zhvilloi një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën. Takimi u zhvillua në një kohë kur aleatët evropianë po i bëjnë thirrje Kongresit të Shteteve të Bashkuara të miratojnë një paketë prej 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Kjo shumë do të përdorej për t’i dërguar ukrainës raketa, municione dhe pajisje të tjera ushtarake për t’i përdorur në fushën e betejës

“Hera e fundit që ju kam takuar, ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe dje mbajta një fjalim në të cilin thashë publikisht atë që unë dhe Presidenti Biden ju kemi thënë shumë herë: Ne qëndrojmë me Ukrainën. Ne kemi qëndruar me Ukrainën që nga dita e parë”, deklaroi nënpresidentja amerikane.

Ndërsa paketa e re e ndihmës për Ukrainën përballet me kundërshti të shumta nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti Zelenskyy tha se shumica e popullsisë amerikane mbështet kauzën e vendit të tij.

“Ne kemi nevojë tani për unitetin tuaj gjatë një periudhe kaq sfiduese për ne. Dhe, natyrisht në Shtetet e Bashkuara është një periudhë sfiduese. Ne i kuptojmë të gjitha”, tha Zelenskyy.

Ndihmat perëndimore për Ukrainën duken se janë të domosdoshme, ndërsa nga fusha e betejës për Kievin dhe aleatët po vijnë lajme jo fort të mira. Ushtria ukrainase njoftoi se ishte tërhequr nga qyteti i shkatërruar lindor Avdiivka, duke i hapur rrugën ushtrisë ruse të bëj përparimin më të madh që kur pushtoi qytetin e Bakhmutit majin e kaluar. Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, i cili mori komandën e ushtrisë ukrainase javën e kaluar, tha se forcat ukrainase ishin zhvendosur në pozicione më të sigurta jashtë qytetit, i cili kishte një popullsi të paraluftës prej 32 mijë banorësh. Sipas ekspertëve, gati dy vjet që nga nisja e agresionit, tërheqja është shenja më e qartë se si vala e luftës është kthyer në favor të Moskës pasi një kundërofensivë ukrainase dështoi të depërtonte linjat ruse vitin e kaluar.

“Tërheqja u krye sipas planit, por disa ushtarë ukrainas u kapën nga Rusia në momentet përfudmimtare”, tha gjenerali Oleksandr Tarnavskyi, por pa specifikuar numrin.

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi në fillim të kësaj jave se qyteti Avdiivka mund të bjerë në duart e forcave ruse për shkak të mungesës së municioneve. Marrja e qytetit do t’i japë Presidentit Vladimir Putin një fitore në fushëbetejë, ndërsa ai kërkon rizgjedhjen muajin e ardhshëm dhe është një tjetër hap i vogël drejt synimit të Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë të dy provincave që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit./ VOA

kamala harris volodymyr zelensky

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin