LIVE UPDATES
Bota

Historia/ Si operojnë bandat kriminale në Argjentinë, biznesi me gratë shtatzëna ruse

Prokuroria në Argjentinë zhvillon hetime kundër një rrjeti, që josh gratë shtatzëna ruse për të lindur atje.

6 March 2023, 08:28 Nga I.A
Historia/ Si operojnë bandat kriminale në Argjentinë, biznesi me
Avion

SHBA- Më të mirën për momentin më të rëndësishëm të jetës. Pse të mos e sjellësh fëmijën në jetë në Amerikën e Jugut, fare pa stres, të përgatitur më së miri dhe plotësisht të relaksuar? Për 3.500 dollarë, një shumë qesharakë për paketën standarde, 7.500 dollarë për paketën Relaks 24/7, apo për 15.000 dollarë për versionin luksoz me shofer, babysitter dhe kurs spanjishteje?

Për gratë shtatzëna ruse që ndeshin në faqen e internetit "ArgentinaFamily", kjo ëndërr është e arritshme. Dhe sikur të gjitha këto të mos ishin sa duhet të mahnitshme, në faqen e agjencisë lexon edhe për fitoren shtesë: "Merrni një pasaportë të dytë, që në asnjë vend të botës nuk jepet kaq shpejt dhe që i mundëson të gjithë familjes suaj hyrjen pa viza në më shumë se 170 vende."

Pronarja e agjencisë  "ArgentinaFamily” është 26-vjeçarja ruse Elena Kuklina, me banim në Buenos Aires, e cila aktualisht ka probleme me drejtësinë argjentinase. Para pak kohësh hetuesit e kthyen përmbys apartamentin e saj luksoz me qira në lagjen e zgjedhur Puerto Madero në portin e Buenos Airesit dhe sekuestruan 66.920 dollarë, laptopë dhe celularë. Policia e kishte në vëzhgim atë që nga dhjetori. Nga njëra anë Kuklina thuhet se ka përfituar duke manipuluar me fondet publike, por mbi të gjitha duhet të ketë falsifikuar dokumente për hyrjen në vend të më shumë se 70 grave shtatzëna ruse. Agjencia e saj thuhet se ka dhënë informacione false mbi vendet e banimit, me qëllim që të jepej më shpejt nënshtetësia. Po zhvillohen hetime edhe lidhur me shitjen e certifikatave të lindjes dhe kartave të identitetit shtetasve rusë. "Është një biznes prej milion dollarësh”, thotë Florencia Carignano.

Pasaporta shumë e lakmuar argjentinase

Carignano është prej më shumë se tre vjetësh shefe e shërbimit të imigracionit në Argjentinë. Vetëm e qetë ajo nuk është, kur pyetet për makinacionet e rrjeteve si "ArgentinaFamily". Rreth 10.500 gra shtatzëna erdhën në Argjentinë nga Rusia vitin e kaluar dhe për këtë vit parashikohet dyfishi i numrit. Gjë që në vetvete nuk do të ishte problem, thotë ajo sepse "kushdo që dëshiron të qëndrojë në vendin tonë është shumë i mirëpritur. Problemi është se shumë gra ruse nuk qëndrojnë këtu, ato thjesht marrin pasaportat dhe shkojnë në vende të tjera. Dhe ne më pas zbulojmë tre spiunë rusënë Slloveni me pasaportë argjentinase. Kjo është frika jonë."

"Kohët e fundit ne kontrolluam 33 gra shtatzëna ruse, që kishin treguar si vendndodhjen e tyre një hotel me pesë yje dhe arritëm të gjenim gjithsej tri prej tyre", thotë Florencia Carignano. Në kohën e agresionit rus kundër Ukrainës pasaporta argjentinase është në fakt si një lloj "jackpoti" për shumë rusë. Fëmijëve të lindur në Argjentinë u jepet automatikisht shtetësia argjentinase. Nëna dhe babai më pas mund të aplikojnë lehtësisht për shtetësi. Me "pasaportë” argjentinase ke mundësi të hysh pa viza në 171 vende. Gjë që ka vënë në lëvizje qeverinë amerikane, sepse kushdo që ka një pasaportë argjentinase mund të aplikojë për një leje qëndrimi dhjetëvjeçare në SHBA.

"Turistët e rremë” pengohen të hyjnë në vend

Dhjetë ditë më parë autoritetet argjentinase ua refuzuan fillimisht hyrjen gjashtë grave shtatzëna ruse. Florencia Carignano kujton: "Gratë, që mbërritën këtu në aeroport në javën e 33-të të shtatzënisë, ishin vetëm, nuk kishin para dhe as një fluturim kthimi të rezervuar". Më pas policët u bënë disa pyetje. "Por ato nuk ishin në gjendje të na thonin as se ku donin të shkonin në Buenos Aires, apo cilin hotel kishin rezervuar, adresat nuk ishin të sakta ose nuk ekzistonin fare. Dhe për ne ishte e qartë, se kishim të bënim me „turistë të rremë". Pra, ata nuk kishin ardhur këtu për turizëm."

Në fakt nuk është e ndaluar, që gratë që hyjnë në Argjentinë të lindin aty, por për këtë kërkohet një vizë e posaçme. Shefja e shërbimit për emigracionin në Argjentinë thotë se që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës para një viti, ata kanë pasur një profil të qartë të njerëzve, që migrojnë në Argjentinë: gra nga Rusia, shumë prej tyre shtatzëna, shpesh vetëm dhe me mjetet e duhura financiare për të marrë një leje qëndrimi. Me fluturime të linjave Turkish ose Ethiopian Airlines, Emirates ose KLM. Dhe një "paketë” të rezervuar me një agjenci, që garanton shtetësinë argjentinase në kohë rekord.

Prokuroria heton

Prokurori, që drejton hetimet për bandat kriminale të turizmit për arsye lindjeje, Federico Delgado, nuk mund të thotë asgjë për DW për procedimet që janë në vazhdim. Por Delgado e bën të qartë: "Hetimet tona ligjore në radhë të parë s´kanë të bëjnë me hyrjen e ardhshme të grave shtatzëna ruse, përderisa ato i plotësojnë kërkesat e autoriteteve për hyrjen në vend. Argjentina ashtu si me shumë vende të tjera, ka edhe me Rusinë një marrëveshje, që  rregullon hyrjen për disa muaj”.

Për prokurorin nuk është vetëm perspektiva e një pasaporte, ajo që tërheq shumë gra shtatzëna ruse në Argjentinë. Vendi i Amerikës së Jugut e sheh veten edhe si një vend "krahë hapur", si një vend klasik imigracioni ndryshe nga shumë vende të tjera të botës, me një histori të gjatë imigrimi në fillimin dhe mesin e shekullit të 20-të. Mbi të gjitha kujdesi mjekësor është i shkëlqyer.

Buenos Aires - një nga spitalet ku vijnë për të lindur gratë shtatzëna ruse
"Sistemi shëndetësor shtetëror ashtu si dhe ai privat në Argjentinë janë shumë të mirë, saqë nuk kanë nevojë të kenë frikë nga krahasimi me Evropën Jugore. Kjo dhe fakti që Argjentina është shumë e lirë për ata, që mund të paguajnë me dollarë, shpjegon se përse kaq shumë gra nga ana tjetër e botës dëshirojnë të lindin këtu”.

Në metropolin milionësh Buenos Aires tetë spitale janë bërë pika kontakti për gratë shtatzëna ruse. Për shembull spitali publik dhe falas Fernández, ku vizitat mjekësore pacientet e reja janë rritur me 50 për qind në tre muajt e fundit. Ose spitali privat Sanatorio Finochietto, ku në dhjetor një ndër tre foshnje ka lindur nga prindër rusë. Florencia Carignano është e lumtur për nënat, por ajo po ashtu thotë: "Nuk mund ta kthejmë vendin tonë në shtëpi lindjeje për të gjithë botën”

Marrë nga DW

elena kuklina argentinafamily

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...