26 April 2026, 07:41
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin me të shtëna që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë Trump e cilësoi atë si një sulm ndaj një eventi të dedikuar për lirinë e fjalës.
Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të sigurisë, Trump deklaroi se një person i armatosur kishte tentuar të kalonte një pikë kontrolli sigurie, ndërsa mbante me vete disa armë.
Sipas tij, autori u neutralizua nga agjentët e Shërbimit Sekret, të cilët ai i përshkroi si shumë të guximshëm. Gjatë ndërhyrjes, një agjent mbeti i plagosur, por fatmirësisht shpëtoi falë jelekut antiplumb.
“Një burrë i armatosur me disa armë u përpoq të kalonte kontrollin e sigurisë. Ai u neutralizua nga anëtarë shumë të guximshëm të Shërbimit Sekret”, u shpreh Trump, duke shtuar se i dyshuari tashmë ndodhet në paraburgim.
Presidenti e përshkroi autorin si një person shumë i sëmurë, duke theksuar se ai kishte avancuar me shpejtësi nga rreth 50 metra distancë përpara se forcat e sigurisë të ndërhynin. Ndërkohë, hetimet janë shtrirë edhe në Kalifornia, ku autoritetet kanë arritur në banesën e të dyshuarit për të mbledhur prova shtesë.
Trump konfirmoi gjithashtu se ai vetë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa njoftoi se eventi do të riplanifikohet në një datë tjetër./Dosja.al
donald trump
Bota
26 April 2026, 07:19
E. D
SHBA- Të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në hollin e një hoteli në Washington, gjatë një darke tradicionele me Korres...
Bota
25 April 2026, 22:55
E.d
Foto nga takimi
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghci pritet të vizitojë Pakistanin, vendin që ka një rol ndër...
Bota
25 April 2026, 22:45
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm t'i kthehet konsultimeve me Iranin nëse Teherani p...
Bota
25 April 2026, 22:36
E.d
Foto ilustruse
Në vjeshtën e vitit 2024, Rusia nisi sulme masive ajrore në Ukrainë, duke goditur sistemin e saj energjetik dhe duke rri...
Bota
25 April 2026, 20:32
E.d
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka urdhëruar Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) të sulmojnë fuqi...
Bota
25 April 2026, 20:05
E.d
Foto ilustruse
LIBAN- Ushtria izraelite ka goditur strukturat e Hezbollahut në të gjithë Libanin jugor. Në një deklaratë, For...
Bota
25 April 2026, 19:26
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka anuluar udhëtimin e Witkoff dhe Kushner në Pakistan. Shtëpia e Bardh&eum...
Bota
25 April 2026, 19:16
E.d
Viktor Orbán
HUNGARI- Kryeministri hungarez në largim, Viktor Orbán deklaroi se do të dorëzonte vendin e tij parlamentar...
Bota
25 April 2026, 19:04
E.d
Foto ilustruse
Për përgatitjen e një angazhimi të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit pas përfundimit t&eum...
Bota
25 April 2026, 18:53
E.d
Emmanuel Macron
GREQI- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka kërkuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një ditë pasi k...