12 April 2023, 09:27
Nga I.A
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
KOSOVË- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke kërkuar hetim urgjent dhe arrestim të menjëhershëm të kryesve të këtij sulmi. Syla mbrëmjen e 11 prillit ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas lëndimeve në kokë që pësoi, pasi sipas AGK-së, ai u sulmua në Prishtinë nga tre persona. Sulmi raportohet se ka ndodhur pasi Syla ka dalë nga studio televizive dhe dyshohet se është përcjellë deri nga të dyshuarit deri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
“Ky sulm për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është krejtësisht i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar dhe minuar lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias në Kosovë”, u tha në reagimin e AGK-së.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkoi që autoritetet të arrestojnë personat përgjegjës dhe ata të vihen para drejtësisë.
Sulmin ndaj Sylës e ka dënuar edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, që e ka cilësuar si “shkelje të rëndë të lirisë së shtypit dhe të drejtave të njeriut”, duke theksuar se akte të tilla nuk mund “të tolerohen kurrsesi në një shoqëri demokratike”.
“Ata [gazetarët] kanë të drejtën e garantuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit tonë për të kryer detyrën e tyre profesionale pa frikë dhe pa ndonjë censure apo presion të jashtëm. Sulmi ndaj tyre është një krim i cili nuk përkon as me kulturën dhe as me traditën tonë shqiptare”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Gazetari Syla kishte qenë cak i një sulmi tjetër fizik në dhjetor të vitit 2020. Ndryshe, në raportin për të drejtat e njeriut të Human Rights Watch për vitin 2022, u tha se në Kosovë u regjistruan 22 raste të sulmeve ndaj gazetarëve në Kosovë. Sipas HRW, në shumicën e rasteve gazetarët janë përballur me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Në raport po ashtu u tha se hetimet penale për këto raste ishin të ngadalshme.
Marrë nga REL
asociacioni i gazetarëve të kosovës valon syla
Bota
12 April 2023, 09:22
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të mbeldhë qeverinë ditën e sotme. Mbledhja është cak...
Bota
12 April 2023, 09:15
I.A
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump u tall me Presidentin Joe Biden pasi u tha gazetarëve gjatë një eventi për Pash...
Bota
12 April 2023, 08:51
f.i
porti i peshkimit artizanal në Esmeraldas
EKUADOR- Nëntë persona mbetën të vrarë në një port në Ekuadorin...
Bota
12 April 2023, 08:37
I.A
Karabinieret
ITALI- Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest nga Prokuroria ...
Bota
12 April 2023, 08:20
I.A
Marc Tarabella
BRUKSEL- Eurodeputeti belg Marc Tarabella do të marrë masë më të lehtë sigurie. Mediat e huaja shkruajnë ...
Bota
12 April 2023, 08:28
F.M
Ushtar ukrainas
UKRAINË- Rrjedhja e dokumenteve sekrete ka zbuluar një lëvizje të Serbisë, vendin e vetëm që nuk ka pran...
Bota
12 April 2023, 07:41
James Rubin
I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, por “një pjes...
Bota
12 April 2023, 00:10
k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- "Kosova do të qëndrojë në Serbi deri në fund të mandatit tim,"- kësht...
Bota
11 April 2023, 23:57
k.m.
Dy ditë pasi humbi zgjedhjet presidenciale më 2 prill, Inspektorati Ndërtimor i Ministrisë së Ekologjisë dhe Urbanizmit në ...
Bota
11 April 2023, 23:35
k.m.
Milorad Dodik
SARAJEVË- Udhëheqësi serb Milorad Dodik ka kërcënuar se do të ndërpresë kontaktet me diplomatët ...