23 December 2022, 13:52
Nga l.S
16-vjeçari i gjendur i pajetë në lumin Shkumbin
TETOVË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me 16-vjeçarin e gjetur të pajetë mëngjesin e ditës së djeshme në vendin e quajtur 'Banja e Tetovës'.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur dyshimet se bëhet fjalë për vrasje të qëllimshme ku pas sulmit makina e tij është hedhur në lumin Shkumbin. Mësohet se autorja e krimit e cila është shoqëruar në polici, është një vajzë 16-vjeçare ende e paidentifikuar, e cila dyshohet se ka qenë edhe e dashura e viktimës.
Avokati mbrojtës i të miturës, Ibrahim Bajrami tha se vajza po mbahet nën mbikqyrje të specializuar psikiatrike me qëllim të konstatimit të gjendjes së saj mendore. Më tej, Bajrami tha se procedura ende është në fazë hetimore.
“Për momentin mund të them se bëhet fjalë për person të mitur të gjinisë femërore, nën 18-vjeç. Çështja është në procedurë hetimore dhe si e tillë për shkak të zbardhjes sa më korrekte të rastit është mirë që në këtë fazë t’i lëmë organet të bëjnë detyrën. Personi që unë e kam marrë ta përfaqësoj, nga sonte do të jetë nën mbikqyrje të stafit profesional mjekësor, për t’u vërtetuar gjendja e saj psiko-fizike. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u vërtetuar gjendja faktike në lidhje me rastin shumë tragjik”, deklaroi avokati Bajrami.
Kujtojmë se një 16-vjeçar është gjetur i pajetë në lumin Shkumin në vendin e quajtur 'Banja e Tetovës' mëngjesin e ditës së enjte. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvrasje por, më pas nga hetimet e kryera rezultoi se i mituri dyshohet se u vra nga një 16-vjeçare e cila mësohet të ketë qenë edhe e dashura e tij. Sipas raportimeve të Alsat, e mitura është arrestuar nga policia dhe tashmë ndodhet në qelitë e paraburgimit.
tetove
Bota
23 December 2022, 13:08
l.S
Pamje nga shtëpia ku u përdhunua 15-vjeçari në Greqi
GREQI- Janë publikuar pamjet e banesës ku një 15-vjeçar n&...
Bota
23 December 2022, 13:15
a.l
Gjukanoviç
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç ka kërkuar sërish ndihmën e Bashkimit Evropian për t&e...
Bota
23 December 2022, 13:11
f,g,d,a
Foto nga sulmi
PARIS- Një person i armatosur ka hapur zjarr në qendër të Parisit, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur ka...
Bota
23 December 2022, 12:31
l.S
16-vjeçari i gjetur i pajetë në Tetovë
TETOVË– Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në ...
Bota
23 December 2022, 11:50
l.S
KOSOVË- Pas tensioneve në veri të Kosovës, disa gazetarë të mediave vendase kanë rënë pre e sulmeve nga disa pers...
Bota
23 December 2022, 09:53
a.l
BND
GJERMANI- Autoritetet gjermane kanë arrestuar një punonjës të shërbimit të saj të inteligjencës së ja...
Bota
23 December 2022, 09:46
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i është kthyer punës në Kiev pas vizitës së ti...
Bota
23 December 2022, 09:33
a.l
Wagner
KOREJA E VERIUT- Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut ka mohuar një raportim mediatik ku pretendohej se kishte furnizuar me mu...
Bota
23 December 2022, 09:08
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
TIRANË- Kur Kina dhe Rusia zhvillojnë manovra të përbashkëta rreth brigjeve të Tajvanit dhe Ja...
Bota
23 December 2022, 08:46
I.A
Bedri Elezi
TIRANË- Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se grupet kriminale në veri të Kosovës kanë rrëmbyer 6 g...