16 February 2023, 17:50
Nga a.l
Pamje nga Turqia
TURQI- Kryqi i Kuq bëri thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën javën e kaluar Turqinë dhe Sirinë.
Federata Ndërkombëtare Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe tani vlerëson se do të duhen 702 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në këto dy shtete. Para një jave, organizata tha se duheshin afër 200 milionë dollarë për këtë katastrofë natyrore.
Tërmeti prej 7.8 ballësh i 6 shkurtit – që u pasua nga një tërmet tjetër prej 7.5 ballësh dhe qindra dridhje të tjera të tokës – ka vrarë pothuajse 40.000 persona në juglindje të Turqisë dhe disa pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta civile 12-vjeçare.
“Ndikimi i plotë i këtyre tërmeteve ende nuk dihet saktësisht”, tha sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Jagan Chapagain, i cili aktualisht po viziton komunitetet e prekura nga tërmetet në dy shtetet.
“Situata në terren po ndryshon shpejt dhe nevojat po rriten për çdo minutë”, tha ai, duke theksuar se për të mbijetuarit, këto janë momentet më të vështira në jetën e tyre dhe rruga e shërimit do të jetë një rrugë e gjatë.
Kryqi i Kuq tha se Gjysmëhëna e Kuqe siriano-arabe dhe ajo turke kanë punuar “pa pushim për të mbështetur komunitetet e prekura” nga tërmetet. Nevojat më urgjente për të mbijetuarit janë ofrimi i strehimit, kujdesit shëndetësor, por edhe ushqim dhe ujë, tha Kryqi i Kuq.
Gjysmëhëna e Kuqe turke ka dislokuar mbi 5.000 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, të cilët kanë shpërndarë mbi 31 milionë shujta të ngrohta dhe u kanë ofruar strehim emergjent të mbijetuarve të tërmeteve. Në Siri janë afër 4.000 vullnetarë dhe staf që janë dërguar në zonat më të prekura nga tërmetet, ku gjenden 365.000 persona që janë nevojë për ndihmë emergjente./REL
termet ne turqi
Bota
16 February 2023, 17:48
a.l
Bullgari-Greqi
GREQI- Greqia dhe Bullgaria kanë nënshkruar në Athinë marrëveshje për reduktimin e varësisë s&e...
Bota
16 February 2023, 17:44
a.l
emigrimi i ukrainasve
GJERMANI- Rreth 1.1 milionë njerëz mbërritën në Gjermani nga Ukraina në vitin 2022, duke tejkaluar fluk...
Bota
16 February 2023, 17:40
.b
Foto ilustruese
SHBA-Çdo pesë minuta dikush vdes nga mbidoza e drogës në SHBA. Vetëm fentanili shkakton më shumë ...
Bota
16 February 2023, 17:33
a.l
Jens Stoltenberg
UKRAINË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi se NATO duhet të përgati...
Bota
16 February 2023, 17:36
A.B
Rita Ora
BRITANI E MADHE- Ylli ndërkombëtar i muzikës me origjinë nga Kosova, Rita Ora, ka bërë një urim për s...
Bota
16 February 2023, 17:31
A.B
Foto ilustruese
SPANJË- Në Spanjë, parlamenti i dha sot dritën jeshile përfundimtare një ligji që krijon “lej...
Bota
16 February 2023, 17:25
a.l
Hollanda mbledh donacione për të prekurit nga tërmeti
HOLLANDË- Më shumë se 88 milionë euro janë mbledhur n&eu...
Bota
16 February 2023, 17:18
k.m.
Joe Biden
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si në vitet e kaluara, ka pranuar urimet e shumë shtetarë...
Bota
16 February 2023, 17:20
a.l
Ministri i Jashtëm Izraelit
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Izraelit ka vizituar sot kryeqytetin ukrainas, Kievin ku ka zhvilluar një...
Bota
16 February 2023, 17:15
A.B
Foto Ilustruese
BRITANI E MADHE- Përpara zgjedhjeve kryesore presidenciale në Nigeri, një operativ privat izraelit i specializuar ...