15 August 2024, 14:17
Nga N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në vend nuk ka asnjë rast me linë e majmunëve dhe as vend për panik, pasi një ditë më parë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli atë si emergjencë globale për shëndetin publik.
Megjithatë, IKSHPK-ja u bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes dhe të lajmërohen menjëherë te mjeku nëse kanë simptoma të kësaj sëmundjeje. Kjo është hera e dytë që lija e majmunëve, e njohur si mpox, shpallet emergjencë globale nga OBSH-ja.
“MSH/IKSHPK njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë”, tha IKSHPK-ja në një njoftim në Facebook.
Ajo tha se në laboratorët e vet i ka në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta me linë e majmunëve.
“Profesionistët shëndetësor rekomandohet të rrisin vëmendjen për simptomat e sëmundjes, ndërsa qytetarët këshillohen që të lajmërohen te mjeku nëse kanë dyshime apo simptoma të sëmundjes”, thuhet në njoftim.
Lia e majmunëve përhapet përmes kontaktit të ngushtë. Zakonisht përcillet me simptoma të buta, por në disa raste virusi mund të jetë fatal për njeriun.
Virusi përcillet me simptoma sikurse ato të gripit, si dhe me puçrra të mbushura me qelb nëpër trup. Shpallja e një sëmundjeje si emergjencë globale për shëndetin publik, nënkupton që mund të ndahen më shumë fonde dhe të merren masa në nivel global për të parandaluar përhapjen virusit.
Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në Afrikë ka thënë se vetëm këtë vit kontinenti i ka regjistruar 17.000 raste të infektimit me linë e majmunëve, dhe 517 vdekje. Deri më tani, 17 shtete kanë raportuar raste të infektimit me këtë virus./ REL
ikshpk kosove lija e majmuneve
Bota
15 August 2024, 14:05
N.F
Foto ilustruese
AFGANISTAN- Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që k...
Bota
15 August 2024, 13:52
E. D
Kamala Harris
“Ajo ka të qeshurën e një të çmendure.”
Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij,&nbs...
Bota
15 August 2024, 13:43
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Aktivistët e "Brezi i fundit" kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngje...
Bota
15 August 2024, 13:37
E. D
fotot ilustruese
RUSI- Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë kanë urdhëruar të enjten evakuimin e detyrueshëm të...
Bota
15 August 2024, 13:00
N.F
Foto ilustruese
IRANI- Irani është duke ia zënë frymën gjithë botës, prej kur është zotuar se do të sulmo...
Bota
15 August 2024, 12:19
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri ...
Bota
15 August 2024, 11:20
N.F
Prishtine
KOSOVË- Policia e Kosovës tha të enjten se e ka arrestuar një shtetas serb të dyshuar për kontrabandë me mallr...
Bota
15 August 2024, 11:02
N.F
Foto ilustruese
MAQEDONI- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Blerim Ramadani – i arrestuar muaji...
Bota
15 August 2024, 09:44
N.F
Toomaj Salehin
IRAN- Gjykata Revolucionare e Isfahanit e ka shpallur të pafajshëm Toomaj Salehin, reperin iranian i cili ishte dënuar me vd...
Bota
15 August 2024, 09:17
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Një burrë rus ka refuzuar të largohet prej shtëpisë së tij në rajonin kufitar, deri në moment...