LIVE UPDATES
Bota

Iniciativa për Akademinë Shqiptare lëkund qeverinë maqedonase

Analistët politikë presin që një mospërputhje e tillë e partnerëve të qeverisë të kthehet në një dukuri normale. Temat e punësimit, sipas çelësit etnik, dhe njoftimi për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, që ndezi pasionet partiake këtë fundjavë, treguan mosmarrëveshjet e para mes partnerëve qeveritarë.

30 July 2024, 07:37 Nga N.F

Iniciativa për Akademinë Shqiptare lëkund qeverinë

MAQEDONI- Tridhjetë e gjashtë ditë nga krijimi zyrtar i koalicionit të ri qeverisës maqedonas dolën në sipërfaqe mosmarrëveshjet e para publike mes partnerëve VMRO-DPMNE, ZNAM dhe VLEN. Ata thonë se nuk kanë mosmarrëveshje, ndërsa lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, paralajmëroi se këto ditë do të dalë me qëndrim për marrëdhëniet në qeveri.

Analistët politikë presin që një mospërputhje e tillë e partnerëve të qeverisë të kthehet në një dukuri normale. Temat e punësimit, sipas çelësit etnik, dhe njoftimi për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencave dhe Arteve në Maqedoninë e Veriut, që ndezi pasionet partiake këtë fundjavë, treguan mosmarrëveshjet e para mes partnerëve qeveritarë.

Llogaritjet e reja të të ashtuquajturit balancues – sipas të cilit përfaqësimi i drejtë në institucione llogaritet në bazë të përqindjes së popullsisë rezidente në shtet nga regjistrimi i vitit 2021, dhe jo si më parë, sipas përqindjes së përkatësisë etnike në totalin e popullsisë së regjistruar – kanë penguar 115 institucione të marrin “dritën jeshile” për punësim në administratën publike.

Ky ishte problemi i parë mes partnerëve të koalicionit, ZNAM-it të Maksim Dimitrievskit dhe koalicionit shqiptar VLEN.

Rasti i dytë ishte shpallja e mbështetjes së VLEN-it për iniciativën e katër komunave për themelimin e Akademisë Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, gjë që u kundërshtua nga partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe ZNAM, si dhe nga anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve.

Sipas VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, korrespondenca publike mes tyre për këto dy tema nuk paraqet problem në funksionimin e koalicionit, ndërsa për analistët politikë kjo është tregues i qartë i keqkuptimeve të brendshme që mund të shndërrohen në problem më serioz.

Koalicioni qeverisës “Maqedonia juaj”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thotë se marrëdhëniet e koalicionit janë stabile. Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, theksoi se partia e tij ka bashkëpunim parimor me partnerët e koalicionit.

Ai ndan të njëjtin qëndrim për marrëdhëniet mes VLEN-it dhe ZNAM-it, të cilat në disa raste gjatë muajit të kaluar kanë dalë me qëndrime të ndryshme për disa çështje. Mickoski thotë se partnerët qeveritarë nuk duhet të bien dakord për gjithçka, por çelësi është të pajtohen për shumicën e gjërave.

“Kur je në një familje në shtëpi, jo gjithmonë shkon mirë me anëtarët e një familjeje, në momente të caktuara do të hasësh keqkuptime, por në një dialog, një mjedis miqësor demokratik duhet t'i kapërcesh. Deri më tani në këto pesë javë, kështu funksionojmë si koalicion”, tha kryeministri Mickoski.

Me qëndrim të ngjashëm në opinion ka dalë edhe lideri i njërës prej partive në koalicionin VLEN, Izet Mexhiti, i cili e ka bindur opinionin se në tre dekadat e fundit nuk ka pasur koalicion më të qëndrueshëm se ky.

“Mendoj se ky është koalicioni më i qëndrueshëm në historinë e Maqedonisë së Veriut. Ai ka 78 deputetë, me tendencë për të kaluar 80 deputetë. Natyrisht, ne jemi parti të ndryshme, me mendime të ndryshme. Unë bëj thirrje që ato të debatohen dhe të zgjidhen brenda qeverisë, dhe jo me deklarata për media”, ka vlerësuar Mexhiti.

Por, nga Lëvizja ZNAM thonë se për momentin nuk do të komentojnë publikisht marrëdhëniet mes partnerëve të tyre në pushtet, VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it. Lideri i Lëvizjes, Maksim Dimitrievski, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se së shpejti do të mbajë konferencë për media, ku do të përgjigjet në pyetjet për marrëdhëniet në koalicion.

Asnjë nga partnerët e qeverisë deri më tani nuk ka devijuar publikisht nga qëndrimet për dy tema për të cilat kanë qenë palë kundërshtare. Asnjëra nga dy partitë nga blloku maqedonas, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, nuk po refuzojnë të ndryshojnë përqindjen e punësimit sipas çelësit etnik, i njohur si balancues.

As VLEN nuk heq dorë nga ideja e krijimit të një Akademie të re të Shkencave të Shqipërisë. Ata sot kanë shkëmbyer mesazhe të ashpra, por Mickoski dhe Mexhiti kanë paralajmëruar zgjidhjen e problemeve në mbledhjen e qeverisë. Por, ideja vazhdoi të sqarohej nga partneri i koalicionit në qeveri, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

“Nuk kemi mosmarrëveshje, ky ka qenë angazhimi ynë programor që nga fushata para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Unë gjithmonë mendoj se idetë për shkencën dhe artin janë të mira dhe të bukura. Tani për tani, kemi filluar si iniciativë e katër komunave, shpresoj se në të ardhmen do të gjejmë një zgjidhje që do të ishte e pranueshme për të gjithë ne që jetojmë në Republikën e Maqedonisë”, tha Taravari.

Por, kjo ide e paraqitur nga koalicioni VLEN, si pjesë e programit të tij parazgjedhor, nuk gjendet në programin e qeverisë të publikuar pas zgjedhjeve. Përfaqësuesit dhe liderët e partive që përbëjnë koalicionin “VLEN” këtë fundjavë kanë pasur një takim me “Shoqatën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve Shqiptare” në Tetovë, nga e cila kanë njoftuar se këtë shoqatë do ta financojnë komunat, si dhe paralajmëruan aktivitete me qëllim themelimin e Akademisë si institucion publik.

Analisti politik Xhelal Neziri mendon se bëhet fjalë për mospërputhje mes partnerëve qeveritarë lidhur me parimet themelore të funksionimit të Qeverisë.

“Kemi një luftë të pandërprerë në vijën e VLEN-it dhe ZNAM-it, ku vërehet një lloj afrimi opozitar i ZNAM-it ndaj VLEN-it, dhe nga ana tjetër, vërehet një tendencë nga VMRO-DMMNE për ta lënë në hije VLEN-in dhe ta prezantojë atë si një partner të vogël në qeveri. Po ashtu, Qeveria që nga fillimi nuk ka vendosur parime themelore, nuk funksionon si ekip dhe si e tillë mendoj se probleme të tilla do të mbeten në funksionimin e Qeverisë”, thotë Neziri.

Ai shton se vendimmarrja e njëanshme e disa ministrave tregon se një lloj beteje po zhvillohet brenda koalicionit, dhe e njëjta betejë vërehet në koalicionin VLEN, i cili përbëhet nga katër parti.

“Problemin më të madh e shoh në faktin se kjo qeveri funksionon si tre qeveri të veçanta brenda koalicionit. ZNAM ka dy ministra që veprojnë publikisht si qeveri më vete, për të mos thënë si opozitë me kritika për VLEN-in. Ato kritika zakonisht ndodhin në mbledhjet e qeverisë, por jo jashtë. Njësoj me VLEN-in me Akademinë, pse kishin nevojë të promovonin dhe të shkaktonin reagime kaq të dhunshme”, shpjegon Neziri.

Krahas partive, fundjavën e kaluar pati reagime edhe nga intelektualë maqedonas kundër idesë së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë. Akademikët Taki Fiti dhe Vlado Kambovski thanë se nuk ka kuptim që në një vend të ekzistojnë dy Akademi kombëtare të Shkencave dhe Arteve.

Sipas tyre, institucionet shkencore dhe artistike duhet të bazohen në vlera të përbashkëta shkencore dhe kulturore, e jo në përkatësi etnike apo politike, të cilat mund të sjellin përçarje dhe konflikte në komunitetin shkencor. Më herët, ka pasur mosmarrëveshje edhe rreth përdorimit të flamurit shqiptar në zyrat qeveritare të ministrave të koalicionit VLEN.

Lideri i ZNAM-it, Dimitrievski, më pas kërcënoi se do të largohet nga qeveria nëse nuk respektohet ligji për përdorimin e flamujve. Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Hristijan Mickoski u formua më 23 qershor me 77 vota parlamentare./ REL

qeveria maqedonase akademia shqiptare

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin