13 January 2025, 14:55
Nga N.F
Gordana Jankullovskan
SHKUP- Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, të cilat konsiderohen të paligjshme dhe të paautorizuara.
Jankulloska, e cila shërbeu si ministre e Punëve të Brendshme (MPB), nga gushti 2006 deri në maj 2015, u lirua në mungesë të provave që “vërtetonin përfshirjen e saj në asgjësimin e pajisjeve”.
“E akuzuara Jankulloska lirohet nga akuza sepse prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se e akuzuara e ka kryer veprën për të cilën akuzohet”, tha gjykatësi Ilija Trpkov.
Në të njëjtën lëndë, gjykata shpalli fajtor Toni Jakimovskin, duke e dënuar me tre vjet burgim – duke ia llogaritur periudhën që ka qëndruar në paraburgim - Valentina Simonovskan, e cila mori një dënim me kusht prej dy vjetësh, nëse gjatë pesë vjetëve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.
Për veprat e njëjta, me 9 dhe 14 vjet burg, janë dënuar edhe Nikolla Boshkovski, ish punonjës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), si dhe Goran Grujevskin, shefin e kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.
Grujevskin dhe Boshkovskin u gjykuan në mungesë, pasi në qershor të vitit 2017 u arrestisën nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Greqisë. Të akuzuarit u shpallën fajtorë për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit të komunikimeve, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Me këto veprime, ata sipas autoriteteve gjyqësore, i kanë shkaktuar dëme shtetit në vlerë prej 1 milion e 418 mijë euro.
Gjykatësi Trpkov, vendosi që Grujevski, Jakimovski dhe Boshkovski në afat prej tre muajsh ta kompensojnë dëmin e bërë në shumë prej 87.422.668 denarë.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, janë ndjekur në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni (politikanë, gazetarë, qytetarë) për të cilët nuk ishin lëshuar fare urdhra nga gjyqësori. Çështja me përgjimet e paligjshme, "Fortesa” dhe “Target-Fortesa" filloi në qershor të vitit 2017. Në to ishte i përfshirë edhe Mijallkov.
Megjithatë, pas ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023, që parashikojnë vjetërsimin e rasteve të korrupsionit të lartë, veprat për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, për të cilat ishte akuzuar Mijalkov, u shpallën të vjetruara. Trpkov i quajti këto ndryshime “një ndërhyrje në gjyqësor”./ REL
gordana jankullovskan
Bota
13 January 2025, 14:45
N.F
Putin
RUSI- Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një "Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partn...
Bota
13 January 2025, 14:03
N.F
Foto ilustruese
JAPONI- Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi afër bregut juglindor të ishullit japonez, Kyushu. Lëkundjet m&eum...
Bota
13 January 2025, 13:39
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Policia gjermane tha se ka nisur një hetim për rastet e dyshuara të spiunazhit rus, pasi disa dronë u vunë...
Bota
13 January 2025, 12:24
N.F
Foto ilustruese
NORVEGJI- Norvegjia do të presë të mërkurën, 15 janar konferencën e tretë të një aleance ...
Bota
13 January 2025, 12:29
I.A
EKUADOR- Një tjetër politikan ka rënë pre e atentatit në Ekuador. Kryebashkiaku i Arenilla, Eber Ponce vdiq pasi u qëllua pes&eu...
Bota
13 January 2025, 12:12
N.F
Bullgari
BULLGARI- Duket si një imazh i luftës: Një grua duke qarë, e përqafon djalin e saj me uniformë para nisjes së t...
Bota
13 January 2025, 11:42
N.F
Modeli i ri kompjuterik me gropat e shkëmbinjve (ngjyra blu)
ZVICËR- Një model i detajuar i mantelit të poshtëm të Tokës...
Bota
13 January 2025, 11:26
N.F
Foto ilustruese
BELGJIKË- Belgjika u përfshi nga një grevë kombëtare të hënën, pasi punonjësit e trafikut ajro...
Bota
13 January 2025, 11:10
r.ll
qendra
BRITANI- Dhoma e parë e konsumit më të sigurt të drogës në Mbretërinë e Bashkuar ka hapur dyert zyrtari...
Bota
13 January 2025, 11:08
I.A
Zoran Milanoviç
KORACI- Presidenti kroat i mbështetur nga opozita, Zoran Milanoviç, një kritik i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, fit...