LIVE UPDATES
Bota

Ish-zyrtari i lartë i CENTCOM-it: Irani po kërkon të blejë kohë

Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni thonë se bisedimet po përparojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

3 August 2026, 19:22 Nga D.S

 

Ish-zyrtari i lartë i CENTCOM-it: Irani po kërkon të blejë
Robert Harward

 

SHBA- Teksa Uashingtoni peshon presionin ushtarak ndaj diplomacisë, presidenti Donald Trump, ka pezulluar planet për një sulm të madh ndaj Iranit, ndërsa vazhdojnë negociatat për Ngushticën e Hormuzit dhe programin bërthamor të Teheranit. Si Teherani ashtu edhe Uashingtoni thonë se bisedimet po përparojnë, por ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Për të kuptuar më mirë se si mund ta interpretojë Irani këtë moment – dhe nëse përpjekjet aktuale diplomatike mund të sjellin rezultate afatgjata – Radio Evropa e Lirë foli me zëvendësadmiralin në pension Robert Harward, ish-anëtar i njësisë speciale SEAL të Marinës amerikane, i cili ka shërbyer si zëvendëskomandant i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM).

Radio Evropa e Lirë: Nga këndvështrimi ushtarak, si e interpreton Teherani këtë vendim? A e shohin atë si durim strategjik dhe një mundësi për negociata? Apo e shohin si një shenjë se presioni mund të shtyhet?

Robert Harward: Epo, ky është mendimi im bazuar në historinë time me Iranin, pasi kam jetuar atje dhe duke njohur popullin pers: ata janë shumë strategjikë nga natyra. Janë lojtarë shahu. Mendojnë afatgjatë. Në raportet e mia personale me ta, kur jetoja atje, dhe më pas në aspektin profesional, ata gjithmonë kanë qenë të gatshëm të blejnë kohë sepse e shohin këtë si diçka në favor të tyre. Mendoj se kjo është ajo që po shohim se po ndodh tani.

Sa më gjatë të vazhdojë kjo situatë, aq më shumë ata mendojnë se mund të mbijetojnë. Ata e dinë se si funksionon sistemi ynë politik. E dinë se si funksionojnë zgjedhjet, sa të ndryshueshëm mund të jemi dhe se si vullneti ynë politik mund të ndikohet nga politika shumë taktike dhe lokale në Shtetet e Bashkuara.

Prandaj mendoj se Qeveria – dhe kur them qeveria, i referohem kryesisht Gardës Revolucionare Islamike [IRGC], sepse besoj se pikërisht aty qëndron thelbi i vendimmarrjes dhe autoritetit, dhe askush nuk është i gatshëm ta sfidojë atë për shkak të rrezikut të vdekjes ose pasojave të tjera – beson se koha është në anën e saj.

A mund ta mbijetojë Trumpin përmes zgjedhjeve të mesmandatit ose gjatë gjithë mandatit të tij? Besoj se ata i shohin këto negociata si të favorshme sepse mendojnë se mund të mbijetojnë mjaftueshëm gjatë për t’i rezistuar presidentit Trump ose vullnetit politik të SHBA-së.

Radio Evropa e Lirë: Ku është vija ndarëse mes krijimit të hapësirës diplomatike dhe dhënies së kohës për kundërshtarin që ai ta shfrytëzojë për riorganizim?

Robert Harward: Në fillim, nuk mendoja se kjo administratë besonte se do të kishte nevojë të bashkonte të gjitha elementet e fuqisë kombëtare. Tani mendoj se kanë arritur në atë përfundim, sepse negociatat dhe koncesionet nga Irani nuk janë zhvilluar në diçka konkrete.

Besoj se tani janë shumë të përqendruar në bashkimin e të gjithë Qeverisë dhe të gjitha elementeve të fuqisë kombëtare – politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Deri në këtë pikë, ata janë mbështetur pothuajse tërësisht te fuqia ushtarake, dhe kjo nuk ka sjellë rezultatet që u nevojiteshin, përfshirë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, e aq më pak trajtimin e programit të armëve bërthamore, që janë qartësisht prioritetet e tyre kryesore.

Prandaj tani po vendosin shumë më tepër theksin te ndikimi politik. Brenda vendit, pamë presidentin që mblodhi kabinetin e tij në Kampin David, duke treguar qartë se ai po shqyrton çdo komponent të Qeverisë amerikane që mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Në arenën ndërkombëtare, siç e patë në Ankara, SHBA-ja bisedoi me vendet arabe dhe të tjera për mënyrën se si ato mund t’i mbështesin këto përpjekje. Tani po shihni elementë të këtij presioni politik: pjesëmarrjen e Arabisë Saudite në sulme, Libanin që arriti një marrëveshje me Izraelin për çarmatimin e Hezbollahut dhe reduktimin e ndikimit të tij, Hamasin që po lëviz drejt një marrëveshjeje për çarmatim dhe paqes, si dhe koalicione – përfshirë britanikët – që po ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, teksa të tjerë po trajtojnë kërcënimet e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite dhe Bab al-Mandabit.

Në këtë kuptim, mendoj se po shihni një presion politik shumë më të madh. Presidenti amerikan beson – dhe ky është kundërargumenti ndaj supozimit të Iranit se koha favorizon Teheranin – se nëse ai e ngufatë ekonomikisht Iranin, ai përfundimisht do të detyrohet të përmbushë kërkesat lidhur me Ngushticën e Hormuzit dhe programin e tij të armëve bërthamore.

Radio Evropa e Lirë: Disa analistë ushtarakë argumentojnë se Irani veçse ka treguar aftësinë e tij për të destabilizuar rajonin dhe për këtë arsye ka interes për uljen e tensioneve. Pse Teherani nuk po ecën më me shpejtësi drejt një marrëveshjeje?

Robert Harward: Le të jemi specifikë për atë që nënkuptojmë me “Teheranin”. Unë besoj se Qeveria është IRGC-ja. Mund të ketë figura politike që i kanë të përlyera duart me gjak ose shumë interesa biznesi që të ndahen prej saj. Nëse ajo qeveri heq dorë nga cilido prej këtyre elementeve kryesore, ajo tregon dobësi dhe krijon mundësi më të mëdha për përgjegjësi të brendshme.

Ata më pas mund të mbahen përgjegjës nga populli iranian për të gjithë ata që kanë vrarë, ekzekutuar, varur dhe qëlluar në rrugë. Për ta, ky është një kërcënim ekzistencial.

Nëse heqin dorë nga ndonjë prej burimeve të tyre kryesore të pushtetit, ata krijojnë kërcënime afatgjata për mbijetesën e tyre. Në thelb, është çështje jete ose vdekjeje. Ata duhet të shkojnë deri në fund. Nëse fillojnë të heqin dorë nga diçka, ata e dinë se përfundimisht janë të destinuar për të dështuar.

Radio Evropa e Lirë: Bazuar në përvojën tuaj, çfarë keqkuptojnë më shpesh vëzhguesit e jashtëm për mënyrën se si udhëheqja iraniane llogarit rreziqet?

Robert Harward: Mendoj se ata anashkalojnë një gjë. Ka mundësi dhe ka keqllogaritje. Mundësia që po humbasim është vetë Irani.

Sa nga 95 milionë banorët e këtij vendi duan ndryshim të Qeverisë? Mendoj se kjo është një llogaritje shumë e gabuar dhe ne nuk e kemi shfrytëzuar këtë mundësi ose nuk jemi përqendruar mjaftueshëm në të.

Presidenti [amerikan, Donald Trump] ka folur për këtë, por unë nuk kam parë politika ose programe që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Po ashtu mendoj se njerëzit e kuptojnë se ky është një kërcënim ekzistencial për anëtarët e Qeverisë – IRGC-në dhe udhëheqësit politikë të lidhur me të. Prandaj atyre po u ofrohen mundësi për të arritur një lloj marrëveshjeje.

Por në fund të fundit, një marrëveshje vetëm lejon që ky kërcënim të vazhdojë për dekada. Siç kanë bërë gjithmonë, ata rindërtojnë shpejt aftësitë e tyre dhe gjejnë mënyra për të shmangur çdo marrëveshje.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015 [JCPOA] është shembulli perfekt. Sipas JCPOA-së, ata ranë dakord për udhëzimet, i respektuan ato dhe morën dhjetëra miliarda dollarë. Por, jashtë këtyre udhëzimeve, ata vazhduan të ndërtonin sistemet e nevojshme për t’u bërë një shtet me armë bërthamore. Edhe kur inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore ishin të pranishëm dhe ata dukej se ishin transparentë, ata përsëri fshehën aktivitete.

Ata zgjeruan kapacitetin e pasurimit të uraniumit, zhvilluan centrifuga më të avancuara dhe u pozicionuan në mënyrë që të mund ta kthenin uraniumin e pasuruar në 60 për qind në material të shkallës për prodhim të armëve bërthamore – 95 për qind – brenda disa javësh.

Në të njëjtën kohë, asnjë nga këto nuk trajtoi programet e tyre të raketave dhe dronëve. Këto aftësi u rritën në mënyrë eksponenciale, deri në pikën ku ata kishin raketa balistike të afta për të goditur Evropën, siç u demonstrua nga raketa e lëshuar drejt Diego Garcias. Mësimi – dhe aty ku mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë Iranin – është besimi se çdo marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit ose programin bërthamor do ta eliminojë kërcënimin afatgjatë që Irani paraqet për partnerët e tij rajonalë dhe më gjerë.

Radio Evropa e Lirë: Ju jeni rritur në Iran, flisni persisht dhe vazhdoni të keni kontakte me njerëz të lidhur me vendin. Çfarë po ju thonë sot iranianët e zakonshëm? Çfarë duan që bota të kuptojë?

Robert Harward: Ata janë optimistë, por po ashtu janë shumë këmbëngulës që kjo administratë të vazhdojë rrugën drejt ndryshimit të Qeverisë në Iran. Njerëzit me të cilët po flas – dhe besoj se janë iranianë të zakonshëm, megjithëse disa janë arsimuar në SHBA dhe ende jetojnë atje – nuk dua të vë asnjërin prej tyre në rrezik duke zbuluar se kush janë. Të gjithë ata besojnë se vendi është penguar nga ky ekezekutiv.

Burimet e jashtëzakonshme të këtij shteti të pasur janë keqpërdorur në vend që të përdoren për mirëqenien e popullit iranian. Ata shohin vende si Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite dhe shohin liri, prosperitet dhe mundësi që nuk i kanë, sepse Qeveria në Iran ua ka mohuar ato.

Ata po luten dhe shpresojnë që SHBA-ja të vazhdojë në këtë rrugë dhe ta çojë deri në fund, drejt një qeverie që është më e përqendruar në zhvillimin e Iranit dhe mirëqenien e popullit të tij sesa në eksportimin e Revolucionit Islamik, si brenda Iranit ashtu edhe përtej tij. Kjo është ajo që po dëgjoj nga të gjithë miqtë e mi iranianë. Ata po luten që ne të vazhdojmë drejt këtij qëllimi përfundimtar./REL

robert harward

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin