3 August 2026, 18:12
Nga G.M
Zelanda e Re
ZELANDA E RE- Parlamenti i Zelandës së Re ka miratuar një ligj që e njeh zyrtarisht anglishten si një nga gjuhët zyrtare të vendit, duke i dhënë fund një anomalie ligjore, pasi gjuha përdorej prej dekadash në administratë, drejtësi dhe jetën publike, pa pasur një status të përcaktuar me ligj.
Sipas Aktit të Gjuhës Angleze, anglishtja i bashkohet gjuhës maori dhe gjuhës së shenjave si gjuhë zyrtare. Megjithatë, ligji nuk parashikon ndryshime në përdorimin praktik të saj dhe nuk kërkon hartimin e rregullave të reja për dokumentet ligjore, qeveritare apo procedurat zyrtare, pasi anglishtja tashmë përdoret gjerësisht në të gjitha institucionet.
Të dhënat zyrtare të vitit 2023 tregojnë se mbi 95% e popullsisë së Zelandës së Re, rreth 4.8 milionë banorë, flasin anglisht. Ndërkohë, vetëm 4.3% e popullsisë flet gjuhën maori, gjuhën e popullsisë autoktone, ndërsa rreth 0.5% përdor gjuhën e shenjave.
Mediat e huaja bëjnë me dije se projektligji u propozua nga partia nacionaliste New Zealand First, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Sipas mbështetësve të tij, ligji synon të formalizojë statusin e anglishtes në legjislacion, pa ndryshuar mënyrën se si ajo përdoret në praktikë./Dosja.al
zelanda e re gjuha zyrtare
Bota
3 August 2026, 17:57
G.M
Donald Trump
SHBA- Donald Trump nisi një sulm të ri të ashpër ndaj udhëheqjes iraniane, duke akuzuar Teheranin se ësht&e...
Bota
3 August 2026, 17:44
G.M
Hidroavioni
BAHAMAS- Momente paniku janë regjistruar në Bahamas, ku një hidroavion i vogël u rrëzua dhe u përplas me një...
Bota
3 August 2026, 17:35
G.M
Lumi Danub
EVROPA- Thatësira e zgjatur dhe temperaturat ekstreme që prekin pjesën më të madhe të Evropës Qendr...
Bota
3 August 2026, 16:43
G.M
Ceuta
SPANJË- Qindra emigrantë marokenë kanë ngritur një kamp të përkohshëm në plazhin El Trampolín n&e...
Bota
3 August 2026, 16:23
G.M
Rustem Umerov
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelensky emëroi kryenegociatorin e Ukrainës, Rustem Umerov, në pos...
Bota
3 August 2026, 16:16
G.M
Foto ilustruese
RUMANIA- Autoritetet rumune kanë kryer këtë të hënë një shpërthim të kontrolluar të nj&eu...
Bota
3 August 2026, 15:38
G.M
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Partia britanike Reform UK, e drejtuar nga Nigel Farage, ka prezantuar një plan të ashpër për kontroll...
Bota
3 August 2026, 15:21
G.M
Ursula von der Leyen
SPANJA- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për një reagim të përb...
Bota
3 August 2026, 14:59
E. D
IRAN- Irani ka ekzekutuar me varje dy burra, të cilët i akuzoi për spiunazh në favor të Izraelit, ndërsa vala e ekzekutimeve n&e...
Bota
3 August 2026, 14:28
E. D
UKRAINË- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen edhe një valë tjetër sulmesh me dronë gjatë natës, duke goditur objekte logjistik...