12 November 2023, 19:51
Nga I.A
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ngritur më shumë dyshime mbi të ardhmen e Rripit të Gazës, duke thënë se Autoriteti Palestinez në formën e tij aktuale nuk duhet ta marrë drejtimin e enklavës bregdetare.
Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë grupin palestinez Hamas, i cili qeveris Gazën, pas sulmit të përgjakshëm të militantëve ndaj Izraelit më 7 tetor. Izraeli reagoi me një sulm të përgjithshëm ndërsa synon marrjen e plotë të kontrollit të territorit.
Izraeli nuk e ka përcaktuar se kush duhet të marrë drejtimin e enklavës pas përfundimit të luftimeve, ndërsa është shprehur se Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë e përgjithshme.
Uashingtoni ka thënë se Izraeli nuk mund ta pushtojë enklavën pas luftës. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha javën e kaluar se administrata e Gazës duhej të ribashkohej me Bregun Perëndimor, pjesë të të cilit drejtohen nga Autoriteti Palestinez.
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha të premten se Autoriteti Palestinez në të ardhmen mund të luajë një rol në qeverisjen e Rripit të Gazës, por zoti Netanyahu theksoi të shtunën vonë se ai nuk dëshiron që drejtuesve aktualë të Autoritetit Palestinez t’u jepet freri i Gazës.
Duke folur për rrjetin “NBC News” të dielën, Kryeministri Netanyahu ishte edhe më këmbëngulës.
“Nevojitet një autoritet tjetër. Kemi nevojë për një administratë tjetër", tha zoti Netanyahu. I pyetur se për çfarë lloj drejtimi flitej, ai u përgjigj: “Mendoj se është shumë herët për ta thënë”.
Nabil Abu Rudeineh, një zëdhënës i zotit Abbas, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se izraelitët po kërkonin të përjetësonin ndarjet midis dy territoreve palestineze, Bregut Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe Gazës.
“Përpjekjet izraelite për ta ndarë Gazën nga Bregu Perëndimor do të dështojnë dhe kjo nuk do të lejohet, pavarësisht presioneve”, tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.
Autoriteti Palestinez drejtonte dikur Bregun Perëndimor dhe Gazën, por në vitin 2007 u rrëzua nga pushteti në Gazë pas një lufte të shkurtër civile me Hamasin.
Marrë nga VOA
benjamin netanyahu lufta izrael-palestine
Bota
12 November 2023, 19:38
A.TH
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli i ofroi karburant spitalit Al-Shifa të Gazës, por m...
Bota
12 November 2023, 19:21
I.A
Gaza
Prej se Izraeli ka nisur sulmet hakmarrëse kundër grupit militant të Hamasit në Rripin e Gazës më 7 tetor, numri i trupa...
Bota
12 November 2023, 19:11
A.TH
Spitali i Gazes
GAZA- Hamasi tha të dielën se po pezullonte negociatat për pengjet lidhur me trajtimin e çështjes së spital...
Bota
12 November 2023, 19:04
h.k
Xhaketa
SHBA-Një xhaketë ikonë lëkure e veshur nga Michael Jackson në vitet 1980 është shitur për për 250,000...
Bota
12 November 2023, 18:54
h.k
Joseph E. Strickland
SHBA-Papa Françesku ka hequr nga detyra një peshkop të Teksasit pas një hetimi të urdhëruar nga Vatik...
Bota
12 November 2023, 18:35
I.A
Joe Biden
SHBA- Javën që shkoi Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër gjithpërfshirës ekzekutiv mbi zhvillim...
Bota
12 November 2023, 18:23
h.k
Pamje nga momenti tragjik
RUSI-Një grua u mbyt para burrit të saj pasi u zhyt në një pishinë akulli në një lumë t&...
Bota
12 November 2023, 18:17
A.TH
Indi Gregory
ANGLI- Gjyqtarët gjykatës së Apelit në Londër vendosën që Indi Gregory, foshnja e lindur në Derbyshire...
Bota
12 November 2023, 18:07
A.TH
Spitali i Gazes
GAZA- UNICEF, OBSH dhe UNFPA, tre organizata botëre që veprojnë në Lindjen e Mesme, bënë thirrje kët&eum...
Bota
12 November 2023, 17:50
I.A
Jake Sullivan
SHBA- Shtetet e Bashkuara kërkojnë shmangien e luftimeve brenda spitaleve në Rripin e Gazës, të cilat rrezikojnë...