13 August 2026, 15:35
Nga G.M
Foto ilustruese
IZRAEL- Ushtarët izraelitë kanë marrë pozicione në disa shtëpi palestineze në fshatin Kusra, në Bregun Perëndimor, pas një rrethimi të nisur nga kolonët hebrenj gjatë fundjavës. Sipas autoriteteve palestineze, kolonët bllokuan rrugën që të çonte te disa shtëpi, ngritën tenda në oborret e tyre dhe penguan banorët të hynin apo të dilnin. Më herët, furnizimi me ujë dhe energji elektrike ishte ndërprerë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se, rreth 15 palestinezë, mes tyre edhe dy fëmijë, raportohet se kanë mbetur të bllokuar. Familjet kanë deklaruar se përballen me mungesë ushqimi dhe ilaçesh, ndërsa akuzojnë kolonët për dëmtimin e pronave të tyre. Kryetari i bashkisë së Kusrës tha se ushtria izraelite ka evakuuar dhe ka marrë nën kontroll gjashtë shtëpi, përfshirë ato ku ndodheshin familjet e rrethuara.
Ushtria izraelite deklaroi se vendosja e trupave në zonë synon të ruajë sigurinë dhe të mbrojë banorët. Sipas saj, ushtarët kanë marrë udhëzime që banorët palestinezë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe se operacioni mund të zgjasë deri të dielën. Ndërkohë, Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për situatën, duke deklaruar se banorët janë të bllokuar dhe pa akses në nevojat bazë.
Tensionet në zonë janë shtuar në një kohë kur kolonët izraelitë po përballen me kritika të forta për zgjerimin e vendbanimeve dhe për incidente të dhunshme ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee, i ka cilësuar veprimet e kolonëve në këtë rast si kriminale dhe ka bërë thirrje për ndërhyrje të autoriteteve izraelite. Bregu Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli që prej vitit 1967, është kthyer në një nga pikat kryesore të tensionit mes palestinezëve dhe kolonëve izraelitë./Dosja.al
izrael palestina
Bota
13 August 2026, 14:58
G.M
Pamje nga shpërthimi
HOLANDË- Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi t&...
Bota
13 August 2026, 15:00
E.d
Foto ilustruse
Kreu i ri i forcave paraushtarake Basij të Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e Iranit, duke...
Bota
13 August 2026, 14:30
D.S
Ceute
SPANJË- Pamjet e mijëra migrantëve që arritën në enklavën spanjolle të Ceutës në Afrikën...
Bota
13 August 2026, 13:36
E.d
Foto ilustruse
BRUKSEL- Zgjerimi i BE-së po i afrohet momentit të së vërtetës: në muajt e ardhshëm, Mali i Zi dhe Shqip&...
Bota
13 August 2026, 12:54
D.S
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi ishujt Kuril në lindje të largët për herë të parë...
Bota
13 August 2026, 12:54
E.d
Presidenti rus, Vladimir Putin, në bordin e një aeroplanmbajtësi gjatë stërvitjeve detare
Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia d...
Bota
13 August 2026, 11:19
E.d
Foto ilustruse
RUMANI- Rumania është në një gjendje emergjence energjetike, pasi niveli historikisht i ulët i Danubit ka çu...
Bota
13 August 2026, 10:03
E.d
Pamje
KOLUMBI- Kolumbia nuk po gjen qetësi, pasi menjëherë pas tërmetit ka shpërthyer një vullkan balte. Fenomeni i rra...
Bota
13 August 2026, 09:23
E.d
Foto ilustruse
KONGO - Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se tendenca në rritje e epidemisë së Ebol&e...
Bota
13 August 2026, 09:18
E.d
Foto ilustruse
Njëzet e pesë vjet pasi Marrëveshja Kornizë e Ohrit i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e V...