LIVE UPDATES
Bota

Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

Avionët izraelitë goditën një shtëpi në kampin Al-Nuseirat, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, ndërsa tanket bombarduan zonat në kampet Al-Maghazi dhe Al-Bureij, duke plagosur shumë të tjerë. Nuseirati, Maghazi dhe Bureiji, janë tre nga tetë kampet kryesore të refugjatëve në Gazë.

20 June 2024, 17:20 Nga M.B

 

Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi
Foto ilustruese

 

LINDJE E MESME- Forcat izraelite goditën gjatë natës disa zona në pjesën qendrore të Rripin të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë. Ndërkaq banorët thanë se forcat israelite zgjeruan sulmin e tyre me tanke në pjesën jugore të rajonit në Rafah.

Avionët izraelitë goditën një shtëpi në kampin Al-Nuseirat, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, ndërsa tanket bombarduan zonat në kampet Al-Maghazi dhe Al-Bureij, duke plagosur shumë të tjerë. Nuseirati, Maghazi dhe Bureiji, janë tre nga tetë kampet kryesore të refugjatëve në Gazë. Në Deir al-Balah, një qytet i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të territorit, si pasojë e një sulmi ajror izraelit të enjten u vra një palestinez dhe plagosën disa të tjerë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë.

Ushtria izraelite bëri të ditur të mërkurën se po vazhdon operacionet në të gjithë rajonin duke patur si objektiv militantët dhe infrastrukturën ushtarake. Sipas saj, operacionet e tyre janë "precize, të bazuara në informacione zbulimi". Më shumë se tetë muaj që nga fillimi i luftës në Gazë, Izraeli është përqendruar tashmë në dy zonat e fundit që trupat e tij nuk i kishin pushtuar ende, në Rafah, një qytet në skajin jugor të rajonit, si dhe zonën përreth qytetit Deir al-Balahut në qendër të territorit. Operacionet kanë detyruar më shumë se një milion persona të largohen që nga muaji maj, shumica dërrmuese tashmë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit.

Në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, tanket izraelite të vendosura thellë në zonat perëndimore dhe qendrore të qytetit, intensifikuan bombardimet, duke detyruar shumë familje të largohen drejt veriut. Disa banorë thanë se ritmi i bastisjes është përshpejtuar në dy ditët e fundit. Në këtë qytet strehoheshin mbi gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës deri më 7 maj, kur forcat izraelite filluan ofensivën tokësore ndaj Rafahut. Besohet se aty kanë mbetur tashmë më pak se 100,000 persona.

Përpjekjet ndërkombëtare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, nuk kanë arritur të bindin Izraelin dhe Hamasin të bien dakord për një armëpushim dhe aktualisht nuk ka shenja për një ndërprerje të luftimeve. Krahët e armatosur të Hamasit dhe Xhihadit Islamik thanë se luftëtarët e tyre i kishin sulmuar forcat izraelite me raketa antitank dhe mortaja dhe në disa zona kishin vendosur mjete shpërthyese me objektiv njësitë e ushtrisë izraelite.

Të enjten, autoritetet izraelite liruan 33 palestinezë të cilët ishin arrestuar gjatë muajve të fundit në zona të ndryshme të rajonit. Të arrestuarit e liruar u shtruan në spitalin Al-Aksa, në pjesën qendrore të Gazës, pasi ata u ankuan për tortura dhe keqtrajtime nga burgosësit izraelitë. Fushata tokësore dhe ajrore e Izraelit u nxit pas sulmit terrorist të 7 tetorit 2023 nga militantët e Hamasit, gjatë të cilit ata vrarë rreth 1200 persona e morrën peng më shumë se 250 të tjerë, sipas të dhënave izraelite. Si pasojë e ofensivës janë vrarë më shumë se 37,400 palestinezë, sipas ministrisë së shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi dhe pjesa dërrmuese e popullsisë është e pastrehë dhe në varfëri./ VOA

gaza

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin