24 September 2024, 17:06
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
LINDJE E MESME- Libani tha se gjashtë persona u vranë më 24 shtator në një sulm ajror izraelit në Bejrut, bastionin e Hezbollahut, grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria izraelite konfirmoi se ka goditur kryeqytetin libanez për të dytën herë me radhë në ditët e fundit.
“Izraeli armik goditi në Gobeiri në periferi të Bejrutit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur 15 të tjerë”, tha Ministria e Shëndetësisë e Libanit përmes një deklarate për media.
Më herët, ekipet e shpëtimit, të lidhur me Hezbollahun, raportuan për tri viktima nga sulmi. Ushtria izraelite tha se ka kryer “një sulm të shënjestruar në Bejrut”, por nuk dha detaje të mëtejme. Edhe të hënën, Izraeli tha se kishte kryer një “sulm të shënjestruar” në Bejrut.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. Por, sulmet ajrore izraelite në Liban të hënën vranë më shumë se 550 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Liban, dita më vdekjeprurëse që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan luftë më 2006.
Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar. Javën e kaluar, Izraeli po ashtu ka sulmuar jugun e Bejrutit, duke vrarë një komandant të lartë të Hezbollahut./ REL
lindje e mesme
Bota
24 September 2024, 16:19
E. D
pamje nga vendngjarja
GREQI- Një operacion kërkim shpëtimi po zhvillohet në zonën veriperëndimore të ishullit grek Samos...
Bota
24 September 2024, 16:09
E. D
pamje nga aksidenti
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku si pasojë kanë mbetur 14 pers...
Bota
24 September 2024, 16:04
E. D
fotot ilustruese
LIBAN- Një sulm ajror izraelit në Bejrut ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi. Sulmi vjen vetëm pak dit...
Bota
24 September 2024, 15:47
E. D
fotot ilustruese
GJERMANI- Një pasagjer ka humbur jetën gjatë një fluturimi nga Bullgaria në Britani të Madhe, duke detyruar ...
Bota
24 September 2024, 15:54
M.B
Foto ilustruese
SHBA– Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndikuar ...
Bota
24 September 2024, 15:43
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të përpiqet ta forcojë trashëgiminë e tij të politikës së...
Bota
24 September 2024, 15:43
M.B
Antonio Guterres
NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, paralajmëroi udhëheqësit bot&e...
Bota
24 September 2024, 15:22
M.B
Donald Trump Jr.
SERBIA- Donald Trump Jr., djali i kandidatit republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka organizuar...
Bota
24 September 2024, 15:18
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amrikan Donald Trump është bërë protagonist i një momenti pikant, në vijim të fushat&e...
Bota
24 September 2024, 15:16
M.B
Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar takime të rëndësishme gjatë qëndrimit...