19 February 2024, 08:02
Nga r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Forcat izraelite do të zgjerojnë operacionet ushtarake në Rafah nëse pengjet e mbajtura nga Hamasi nuk kthehen deri në fillim të Ramazanit, tha të dielën ministri i kabinetit të luftës, Benny Gantz.
Muaji i shenjtë mysliman pritet të fillojë më 10 ose 11 mars dhe komentet e Gantz duket se janë afati më i qartë për veprimet ushtarake izraelite në qytetin jugor të Gazës, ku më shumë se 1 milion palestinezë të zhvendosur janë strehuar pranë kufirit egjiptian.
“Bota duhet ta dijë dhe liderët e Hamasit duhet ta dinë – nëse deri në Ramazan pengjet tanë nuk janë në shtëpi – luftimet do të vazhdojnë në zonën e Rafahut”, tha Gantz në një mbledhje të organizatave hebreje amerikane në Jerusalem,shkruan CNN.
"Ne do ta bëjmë këtë në një mënyrë të koordinuar, duke lehtësuar evakuimin e civilëve në dialog me partnerët tanë amerikanë dhe egjiptianë për të minimizuar viktimat civile."
Izraeli ka thënë se planifikon të zgjerojë operacionet e tij tokësore në Rafah si pjesë e qëllimit të tij për të shkatërruar Hamasin pas sulmeve të 7 tetorit. Por ka shqetësime në rritje se rreth 1.5 milionë palestinezë të strehuar atje nuk do të kenë ku të shkojnë.
“Atyre që thonë se çmimi është shumë i lartë, unë ua them këtë shumë qartë: Hamasi ka një zgjedhje – ata mund të dorëzohen, të lirojnë pengjet dhe qytetarët e Gazës do të jenë në gjendje të festojnë festën e shenjtë të Ramazanit”, tha Gantz.
lufta izrael-palestine benny gantz
Bota
19 February 2024, 07:49
r.ll
foto ilustruese
RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të kujtohet si një sundimtar i madh i Rusisë. Profesori i historisë...
Bota
18 February 2024, 22:51
r.ll
foto ilustruese
GAZË- Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Gazën, duke vrarë të paktën 18 persona gjatë natë...
Bota
18 February 2024, 22:33
r.ll
Senatori Thom Tillis
BUDAPEST– Një delegacion dypartiak senatorësh amerikanë bëri një vizitë zyrtare të dielë...
Bota
18 February 2024, 22:25
r.ll
Milojko Spajiç
PODGORICA- Mali i Zi po vazhdon rrugëtimin politik në dy kahe të ndryshme që sipas analistëve dhe opozit&e...
Bota
18 February 2024, 22:11
r.ll
foto e burgut
RUSI- Lideri opozitar rus,Alexei Navalny i kaloi ditët e tij të fundit në një koloni burgu brenda rrethit arktik ku ...
Bota
18 February 2024, 22:02
r.ll
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në vend dhe p&eu...
Bota
18 February 2024, 21:04
r.ll
foto nga vendngjarja
ANGLI- Një grua është vënë në pranga në Britaninë e Madhe nën dyshimin për vrasje pa...
Bota
18 February 2024, 20:48
r.ll
dmitry medvedev
RUSI- I njohur për deklaratat e tij të shpeshta nxitëse dhe kërcënuese, ish-presidenti rus Dm...
Bota
18 February 2024, 20:36
r.ll
mette frederiksen
GJERMANI- Danimarka ka vendosur të dorëzojë të gjitha raundet e artilerisë nga rezervat e saj, në Ukrain&eu...
Bota
18 February 2024, 19:13
r.ll
alexey navalny
RUSI- Teksa një re e dendur misteri mbulon rrethanat e vdekjes së liderit të opozitës ruse, zbulohet se dy ditë par...