6 April 2026, 20:33
Nga E.d
Foto ilustruse
GAZA- Izraeli ka sulmuar sërish Gazan, ku si pasojë kanë humbur jetën 10 persona ndërsa shumë të tjerë u plagosën. Zyrtarët shëndetësorë dhe banorët lokalë thanë se para bastisjeve, palestinezët ishin përplasur me anëtarët e një milicie të mbështetur nga Izraeli, të cilët, sipas dëshmitarëve, sulmuan një shkollën në një përpjekje për të rrëmbyer njerëz.
Ndërsa luftimet po vazhdonin, në lindje të kampit të refugjatëve Magazi në Rripin qendror të Gazës, dronët izraelitë lëshuan dy raketa në zonë, duke vrarë të paktën 10 njerëz dhe plagosur shumë të tjerë, shtuan të njëjtat burime.
Mediat shkruajnë se aktualisht është e paqartë se sa civilë janë vrarë në sulmet që shënjestruan një lagje me popullsi të dendur ku jetojnë kryesisht palestinezë të zhvendosur.
Ahmed al-Magazi, një dëshmitar okular, tha se zona e tyre u sulmua nga anëtarët e një milicie të mbështetur nga Izraeli që vepronte në territoret fqinje ku forcat izraelite janë nën kontroll përpara se të hapnin zjarr.
"Banorët u përpoqën të mbronin shtëpitë e tyre, por forcat pushtuese i sulmuan drejtpërdrejt," tha ai.
Më herët, një sulm izraelit vrau një palestinez dhe plagosi një fëmijë në një motoçikletë në qytetin e Gazës, thanë mjekët. Zyrtarët shëndetësorë thanë gjithashtu se forcat izraelite vranë një palestinez tjetër kur hapën zjarr ndaj një automjeti në qendër të Gazës, me të paktën 12 të vdekurit sot.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende asnjë nga tre incidentet që ndodhën sot. Hamasi, i cili sundon Gazën që nga viti 2007, dhe Izraeli akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit të zbatuar në tetor./Dosja.al
gaza izrael viktima
Bota
6 April 2026, 20:17
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump pretendon se iranianët duan që sulmet e SHBA-së ndaj Iranit të vazhdojnë, pas...
Bota
6 April 2026, 20:02
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump tha të hënën se administrata e tij po kërkon emrin e personit që qëndron pas rapo...
Bota
6 April 2026, 20:09
E.d
Milanoviq dhe Vuçiç në një takim më parë
Vendimi i Presidentit kroat Zoran Milanoviq për të anuluar takimi...
Bota
6 April 2026, 19:50
E. D
John Ratcliffe
SHBA- Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe deklaroi se gjetja dhe shpëtimi i ushtarakut që fshihej në Iran pasi avioni...
Bota
6 April 2026, 19:31
E.d
Mojtaba Khamenei
IRAN- Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka pohuar se vrasjet e synuara dhe sulmet e vazhdueshme nuk d...
Bota
6 April 2026, 19:29
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti Donald Trump tha në një konferencë për shtyp të hënën se Irani mund të “el...
Bota
6 April 2026, 19:22
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pil...
Bota
6 April 2026, 19:11
E.d
Foto ilustruse
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti amerikan Donald Trump falënderoi Izraelin për kontributin e ti...
Bota
6 April 2026, 18:59
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se administrata e tij kishte dërguar armë protestuesve iranian&eum...
Bota
6 April 2026, 18:42
E. D
IRAN- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një ultimatum të drejtpërdrejtë ndaj Iranit: Rihapjen e Ngushtic&...