22 November 2023, 21:29
Nga A.TH
Foto Ilustruese
IZRAEL- Izraeli bëri publike sot listën e të burgosurve palestinezë që mund të lirohen si pjesë e marrëveshjes me Hamasin, raportojnë mediat e huaja. Në listë shihet se mbizotërojnë adoleshentët, meshkuj rreth 18 vjeç dhe më pak gra. Faza e parë parashikon lirimin e 50 pengjeve izraelitë dhe 150 të burgosurve palestinezë brenda katër ditëve. Shkëmbime të tjera mund të pasojnë sipas të njëjtit raport tre me një.
Izraeli ka publikuar emrat e 300 të burgosurve palestinezë që mund të lirohen: 33 gra, 123 adoleshentë dhe 144 burra të moshës rreth 18 vjeç. Më i riu prej tyre është Adam Abuda Hasan Yeit, 14 vjeç, nga Jerusalemi Lindor i pushtuar dhe aneksuar nga Izraeli. Ai u arrestua në maj për sulm ndaj një oficeri policie dhe gjuajtje gurësh. Më e vjetra është një grua 59-vjeçare, Hanan Salah Abdullah Barghouti, e cila u arrestua në shtator për aktivitete të lidhura me Hamasin, përfshirë transfertat e parave.
Nga të burgosurit adoleshentë, 49 janë anëtarë të Hamasit, 60 të Fatah-ut, partia e presidentit të Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor dhe 17 i përkasin Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës Nuk specifikohet përkatësia politike e pjesës tjetër. Më e njohura ndër pengjet që do lirohen është Israa Jaabis, 38 vjeç, e cila u shpall fajtore për shpërthimin e një bombole gazi në makinën e saj në një pikë kontrolli në vitin 2015, duke plagosur një oficer policie. Ajo u dënua me 11 vite burg.
lufta izrael-palestine
Bota
22 November 2023, 21:20
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Një person është arrestuar nën dyshimin për hedhjen e një mjeti shpërthyes, që plagosi ...
Bota
22 November 2023, 21:25
A.TH
Kufiri
ESTONI- Pas Finlandës, edhe Estonia akuzoi Rusinë se po nxit lëvizjen e emigrantëve në kufirin e saj me qëllim që...
Bota
22 November 2023, 21:06
h.k
Petkoviç
SERBI-Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me përfaqësuesit e ...
Bota
22 November 2023, 20:44
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, bisedoi me për...
Bota
22 November 2023, 20:39
a.l
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për krijimin e një hetimi të posaçëm nd&eu...
Bota
22 November 2023, 20:36
a.l
Foto ilustruese
Më shumë se 10,000 civilë janë vrarë dhe 18,500 janë plagosur që nga fillimi i luftës së Rusis...
Bota
22 November 2023, 20:18
h.k
Foto e dy zyrtarëve
GJERMANI-Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se po e vëzhgon me interes se si do të implementohet marrë...
Bota
22 November 2023, 20:13
h.k
Kennedy
SHBA-60 vjet më parë, më 22 nëntor në Dallas të Teksasit u vra Presidenti John Kennedy. Komisioni Warren, i ngritur p...
Bota
22 November 2023, 20:15
a.l
Grabitja në Suharekë
KOSOVË- Prokurorja Ervehe Gashi nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, ka konfirmuar se vlera e arit që...
Bota
22 November 2023, 20:09
a.l
Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, shprehet se Turqia nuk mund të pranojë politikën e Izraelit për shpop...