13 March 2025, 22:24
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime, ku kanë pretenduar se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të ketë target sulmi gjyqtarë dhe prokurorë. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tha se ka patur gjuhë kërcënuese ndaj disa zyrtarëve, ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve dhe është konstatuar se ka patur media të tëra, që kanë patur një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve prokurorëve, gazetarëve, gjuhë e papranueshme.
Lala theksoi gjithashtu se SPAK ka pretenduar se Veliaj paraqet rrezik për të infektuar provat dhe intimiduar dëshmitarët për shkak të gjuhës së përdorur në komunikime me vëllain dhe të tjerë. Më tej ajo tha se qëllimi kryesor ka qenë që Veliaj të qëndrojë prapa hekurave sepse mund të rrezikohej procesi hetimor.
“SPAK ka pretenduar se Veliaj paraqet rrezik për të infektuar provat dhe intimiduar dëshmitarët për shkak të gjuhës së përdorur në komunikime me vëllain dhe të tjerë. Nëse provohet shkak-pasojë, pra që Veliaj ka urdhëruar të bëhet një lajm i rremë apo të vihet nën presion një gjyqtar dhe prokuror, është vepër penale dhe ka bashkëpunëtorë. Nuk e ndaj dot sot.
Pardje prokurorët kanë dërguar 90 faqe përgjime, mund të ketë edhe të tjera, kanë pretenduar se Veliaj ka tentuar të devijojë të vërtetën dhe të ketë target sulmi gjyqtarë dhe prokurorë. Ka patur gjuhë kërcënuese ndaj disa zyrtarëve, ndaj drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.
Qëllimi me sa kam kuptuar, se SPAK nuk mund të ndërhyjë në punën e medias, duhet të ndajë atë vijën e hollë, atë që një gazetar beson vërtetë, dhe gjë tjetër kur hyjnë interesat në mes. Nuk di të them çdo të bëjë SPAK. Por di të them se përgjimet janë aty. Qëllimi kryesor ka qenë që Veliaj të qëndrojë prapa hekurave sepse mund të rrezikohej procesi hetimor. Rrugës mund të gjenden prova për shumë personazhe që e rrethojnë. Kanë dorëzuar edhe fatura të reja, transaksione bankare, kontrata të firmosura nga kompanitë e Ajola Xoxës. Mund të dalin të dhëna të tjera.
Kemi konstatuar se ka patur media të tëra, që kanë patur një gjuhë kërcënuese ndaj gjyqtarëve prokurorëve, gazetarëve, gjuhë e papranueshme. Të nxjerrësh fotot e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është normale, nuk është gazetari. Ato që janë dorëzuar bëhet fjalë për një pagesë që i referohet avokatit amerikan. Nuk jam në gjendje të them nëse ka te pjesa e pazbardhur. Kufjet i ka patur oficeri i BKH dhe vetëm ai bashkë me prokurorin e di”, tha Lala.
klodiana lala
Politike
13 March 2025, 22:22
B.Z
Alesia Balliu
TIRANË - Alesia Balliu do të garojë për deputete në krah të partisë të Adriatik Lapajt, “S...
Politike
13 March 2025, 22:18
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Aulon Kalaja është një nga kandidatët e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit në ...
Politike
13 March 2025, 22:18
B.Z
Endri Hasa
TIRANË - Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Endri Hasa kandidon me lista të hapura në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet parl...
Politike
13 March 2025, 22:09
M.B
Agron Shehaj
TIRANA- Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehajt pranoi se ka pasur një ofertë nga Partia Demokratike p&eu...
Politike
13 March 2025, 22:02
M.B
Flamur Noka
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi se për shkak të marrëveshjes me partitë aleate ...
Politike
13 March 2025, 21:59
B.Z
Armaldo Kllogjeri
TIRANË - Tenori Armanlo Kllogjeri, ose siç e njohin ndryshe, Maestro ka folur mbrëmjen e sotme mbi kandidimin e tij...
Politike
13 March 2025, 21:54
E. D
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, tha se koalicioni “Shqipëria Madhësht...
Politike
13 March 2025, 21:53
B.Z
Ori Nebijaj
TIRANË - Deputetja demokrate Orjela Nebiaj, ka folur mbi dorëheqjen e saj nga gara për deputete në radhët e PD. N...
Politike
13 March 2025, 21:50
M.B
Klodian Tomorri dhe Erion Veliaj
TIRANA- Gazetari Klodian Tomorri komentoi sot procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt dhe urd...
Politike
13 March 2025, 21:43
A.Ll
Ola Xama
TIRANË - Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për situatën ...