1 August 2023, 09:11
Nga k.m.
Foto ilustruese
JAPONI- Tajfuni Kanun po i afrohej ishullit Okinawa, në Japoninë jugore sot, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, ndërsa qindra mijëra banorëve u është kërkuar të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në strehimore. Autoritetet në disa qytete në ishull lëshuan urdhra jevakuimi pasi tajfuni, i cili po godet Oqeanin Paqësor me erëra deri në 100 milje në orë, pritet të arrijë në Okinawa në mbrëmje.
Sot në orën 10:00, tajfuni i fuqishëm u lokalizua 240 kilometra në juglindje të Naha, kryeqyteti i ishullit, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Autoritetet lokale u bënë thirrje qytetarëve më të rrezikuar që të kërkojnë strehim në vende më të sigurta se shtëpitë e tyre.
"Shumë njerëz po qëndrojnë në shtëpitë e tyre sepse janë prej çimentoje,"- tha një zyrtar lokal Okinawan.
"Por ne u kërkojmë atyre që jetojnë vetëm ose në shtëpi prej druri, në zona të ulëta, të kërkojnë strehim përpara se tajfuni të përkeqësohet," shtoi ai.
Ndërkohë, më shumë se 500 fluturime për dhe nga ishulli Okinawa janë anuluar, ndërsa shërbimet e trageteve dhe autobusëve janë pezulluar.
Japan Airlines dhe All Nippon Airways (ANA) njoftuan se gjithsej më shumë se 74,000 pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve sot dhe nesër, të mërkurën.
japoni tajfuni kanun
Bota
1 August 2023, 09:06
f.i
Voyager 2
SHBA- NASA humbi kontaktin me anijen e saj kozmike Voyager 2, e cila ka mbledhur informacione të dobishme për sistemin ton&eu...
Bota
1 August 2023, 08:36
f.i
foto ilustruese
Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara s...
Bota
1 August 2023, 08:30
f.i
foto ilustruese
IRAN- Të paktën 400 persona janë prekur nga përmbytjet në provincën Sistan dhe Baluchestan që ndodh...
Bota
1 August 2023, 08:08
f.i
foto ilustruese
DANIMARKË- Danimarka kërkon "rrugën ligjore" për të ndaluar demonstratat e djegies së Kuranit - por pa k...
Bota
1 August 2023, 08:04
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar si pasojë e një aksident rrugor në Is...
Bota
1 August 2023, 07:50
f.i
pamje nga ngjarja
RUSI- E njëjta ndërtesë që u sulmua dy ditë më parë raportohet se është goditur së...
Bota
1 August 2023, 07:29
f.i
foto ilustruese
KINË- Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 27 janë zhdukur mes përmbytjeve në malet përre...
Bota
1 August 2023, 07:23
f.i
foto ilustruese
PAKISTAN- Shteti Islamik morri përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës me bombë në një tubim ...
Bota
1 August 2023, 07:20
f.i
foto ilustruese
SUEDI- Dy burra dogjën Kuranin jashtë parlamentit në Stokholm të hënën në një protestë t&...
Bota
1 August 2023, 07:18
f.i
Donald Trump
SHBA- Një gjykatës në shtetin jugor të Xhorxhias të SHBA-së refuzoi të hënën përpjekjet...