Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
"Jemi zhgënjyer"/ Erdhi nga Italia, 'Ismail Qemali' nuk lejohet të votojë: Emri nuk figuron në listën e votuesve (VIDEO)
Sipas tyre, nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kanë pasur të drejtën për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.
9 November 2025, 13:45Nga E. D
cifti
VLORË- Artisti vlonjat Ylli Meçaj, i cili njihet për krijimin e figurës simbolike të plakut të Vlorës Ismail Bej Vlora erdhi nga Italia, por nuk është lejuar që të votojë. Ai bashkë me bashkëshorten erdhi për të votuar në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë Vlorë, por emri i tyre nuk u gjendet në listë.
Sipas tyre, nga shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori, ku kanë pasur të drejtën për të votuar i kanë dërguar të votojnë në zonën e ‘Uji i Ftohtë’.
Ata theksojnë se nga një kontroll që kanë kryer i kanë thënë që të votojnë në Çentrale në ujin e Ftohtë.
"Nuk kemi pse bredhin se historikisht kemi votuar ktu, do ikim pa votuar," deklaroi i moshuari./Dosja.al