10 July 2024, 21:48
Nga M.B
George Clooney dhe Joe Biden
SHBA- Aktori George Clooney, një mbështetës i zjarrtë i demokratëve, i ka kërkuar Presidentit të SHBA-ve Joe Biden të tërhiqej nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale të nëntorit mes dyshimeve për shëndetin e tij. Aktori i Hollivudit dhe mbledhësi i shquar i Partisë Demokratike tha se presidenti kishte fituar shumë beteja në karrierën e tij, "por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës".
Komentet e tij erdhën pasi Nancy Pelosi Pelosi, ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, iu bashkua shqetësimit në rritje në parti, duke thënë se koha "po ikën" që Biden të vendosë nëse do të qëndrojë në garën kundër Donald Trump pas debatit të tij katastrofik.
“Zyrtarët e lartë demokratë, senatorët, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe kandidatët e tjerë që rrezikojnë të humbasin në nëntor duhet t’i kërkojnë këtij presidenti që vullnetarisht të tërhiqet”, shkroi aktori në artikullin e tij të publikuar nga mediat në SHBA, duke theksuar gjithashtu dashurinë e tij për Joe Biden.
“Unë e dua Joe Biden. Si senator, si nënkryetar dhe si president. Unë e konsideroj atë një mik dhe besoj në të. Besoj në karakterin e tij. Besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. Por, e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës”, ka shkruar ai më tej.
Ai u bëri thirrje demokratëve kryesorë, duke përmendur Chuck Schumer, Hakeem Jeffries dhe Nancy Pelosi, që t’i kërkojnë Bidenit që të tërhiqet vullnetarisht.
“Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president,” paralajmëroi Clooney, duke shtuar se ligjvënësit me të cilët ai ka folur privatisht, ndajnë këtë pikëpamje.
shba
Bota
10 July 2024, 21:49
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli i ka urdhëruar të mërkurën të gjithë palestinezët të largohen nga Qyteti Gaza n&eum...
Bota
10 July 2024, 21:39
M.B
Udhëheqësit e NATO-s
WASHINGTON- Në fillim të takimit të presidentëve të shteteve dhe qeverive anëtare të...
Bota
10 July 2024, 21:24
N.F
Takimi
SHBA- Keir Starmer tashmë është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitimit të zgjedhjeve. Nd&eum...
Bota
10 July 2024, 21:29
M.B
Mark Zuckerberg dhe Donald Trump
SHBA- Donald Trump nuk dëshiron që Mark Zuckerberg të harrojë mosmarrëveshjen e tyre të...
Bota
10 July 2024, 21:19
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Të ulur brenda një salle: gjykatësi, prokurori, avokati, ish-bashkëshorti dhe familja e tij. Në tre v...
Bota
10 July 2024, 21:11
M.B
Gjenerali Kukula
POLONIA- Polonia duhet të përgatisë ushtarët e saj për konflikt të gjithanshëm, tha të mërkur...
Bota
10 July 2024, 21:04
N.F
Foto ilustruese
SHBA- "Ekonomia kontrollon gjithçka," thotë Chris Stinson, drejtor shitjesh në Karolinën e Jugut, “Ekonomia m&e...
Bota
10 July 2024, 20:05
M.B
Foto nga samiti
WASHINGTON- Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen k...
Bota
10 July 2024, 19:35
N.F
Hristijan Mickoski
SHBA- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në ditën e dyt&eu...
Bota
10 July 2024, 19:32
M.B
Joe Biden
WASHINGTON- Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqës...