10 December 2023, 16:16
Nga r.ll
foto ilustruese
JORDANI- Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, tha të dielën se Izraeli po e zbaton një politikë për t’i detyruar palestinezët të ikin nga Gaza përmes një lufte që i përputhet “përkufizimit ligjor të gjenocidit”.
Izraeli i ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar si “të rrejshme”. Safadi, vendi i të cilit përkufizohet me Bregun Perëndimor dhe i pranoi shumicën e palestinezëve pas krijimit të Izraelit më 1948, theksoi se Izraeli ka mbjell urrejtje e cila do ta mundojë rajonin dhe përcaktojë gjeneratat e ardhshme.
Izraeli është duke u përballur me kritika dhe thirrje për një armëpushim, sepse i ka vrarë mijëra palestinezë civilë dhe i ka zhvendosur gati 85 për qind të 2.3 milionë banorëve të Gazës brenda territorit të rrethuar, ku, sipas OKB-së, nuk ka mbetur me asnjë vend i sigurt për t’u strehuar.
“Ajo cfarë po shohim në Gazë nuk është thjesht vrasje e njerëzve të pafajshëm dhe shkatërrim i vendbanimeve të tyre [nga Izraeli] por një përpjekje sistematike për ta zbrazur tërë Gazën”, tha Safadi në një konferencë në Doha.
Zëdhënësi i Qeverisë së Izraelit, Eylon Levy, i hodhi poshtë akuzat e Jordanisë, duke thënë: “Natyrisht, këto janë akuza të rrejshme dhe fyese”.
“Izraeli po lufton për ta mbrojtur veten nga përbindëshat që e kryen masakrën e 7 tetorit, dhe qëllimi i ofensivës tonë është t’i sjellim para drejtësisë këta përbindësha dhe të sigurohemi se ata nuk mund ta lëndojë popullin tonë kurrë më”, tha Levy.
Izraeli u ka bërë thirrje civilëve në Gazë të largohen nga fushëbetejat për sigurinë e tyre dhe dëshiron që edhe tjerët ta përsërisin këtë thirrje, tha Levy./REL
konflikti izrael-palestine jordani
Bota
10 December 2023, 16:01
h.k
Dendias
GREQIA-Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Nikos Dendias në një intervistë të dhënë për gazetën “To V...
Bota
10 December 2023, 15:54
r.ll
foto nga libani
LIBAN- Grupi Hezbollah që vepron në Liban tha se lëshoi dronë shpërthyes ndaj pozicioneve të një komande...
Bota
10 December 2023, 15:50
h.k
Putin
UKRAINË-Ndërsa ukrainasit e rraskapitur tërhiqen nga muret dhe fushat e minuara të Rusisë, iniciativa po shkon drejt pushtu...
Bota
10 December 2023, 15:36
r.ll
foto nga plazhet e sidneit
AUSTRALI- Juglindja e Australisë është prekur nga nxehtësia ekstreme të shtunën, me temperatura q&...
Bota
10 December 2023, 15:31
r.ll
foto ilustruese
TEL AVIV-Izraeli beson se Hamasi kishte rreth 30,000 luftëtarë në Gaza përpara se të fillonte lufta m&eu...
Bota
10 December 2023, 15:08
r.ll
granit plava
KOSOVË- Sot në disa media u raportua se Granit Plava, autori i dyshuar i vrasjes së Liridona Ademajt, është dhunuarn&...
Bota
10 December 2023, 15:01
h.k
Kusari-Lila
KOSOVA-Kryetarja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është e bindur se drafti i statut...
Bota
10 December 2023, 15:01
r.ll
narges mohammadi
IRAN- Populli iranian do ta mposhtë përfundimisht autoritarizmin e vendosur nga Qeveria, e cila i ka humbur ligjshmërin&eum...
Bota
10 December 2023, 14:56
h.k
Serbi
SERBI-Nga gjithsej 13 lista zgjedhore, tash për tash, që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, më 17 dhjetor...
Bota
10 December 2023, 13:56
h.k
Foto e liderit serb
Nga Ido Vock in London & Jovana Georgievski
SERBI-Aleksandër Vuçiç ka dominuar politikën serbe për d...