21 September 2025, 16:17
Nga E. D
foto ilustrese
IZRAEL- Ministria e Jashtme e Izraelit ka reaguar ashpër pas vendimit të Mbretërisë së Bashkuar për të njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës. Përmes një njoftimi, ministria e Jashtme izraelite tha se ky veprim është shpërblim për Hamasin xhihadist.
“Njohja nuk është gjë tjetër veçse një shpërblim për Hamasin xhihadist – të inkurajuar nga Vëllazëria Myslimane e lidhur me të në Mbretërinë e Bashkuar. Vetë udhëheqësit e Hamasit e pranojnë hapur: kjo njohje është një rezultat i drejtpërdrejtë, “fryti” i masakrës së 7 tetorit. Mos lejoni që ideologjia xhihadiste të diktojë politikën tuaj”, thuhej në deklaratë.
Reagimi izraelit vjen pasi kryeministri britanik Keir Starmer, ai i Kanadasë dhe Australisë, shpallën zyrtarisht njohjen e shtetit palestinez. Kryeministri britanik theksoi në deklaratarën e tij se kjo lëvizje nuk është një shpërblim për Hamasin, pasi ata nuk do kenë asnjë rol në qeverisje dhe nuk do të ketë vend në sigurinë e shtetit palestinez.
Britania, Kanadaja dhe Australia u bashkohen më shumë se 140 vende të tjera në njohjen e shtetit palestinez. Britania dhe Kanadaja u bënë vendet e para të grupit të G7-ës që ndërmorën këtë hap, ndërsa Franca dhe vende të tjera pritet të ndjekin shembullin e tyre gjatë Asamblesë së Përgjithshme vjetore të OKB-së, e cila nis të hënën në Nju Jork. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më parë ka kundërshtuar njohjen e shtetësisë palestineze nga vendet, duke thënë se kjo shpërblen terrorin e Hamasit dhe forcon refuzimin e grupit për të liruar pengjet.
izrael kanada australia palestine
Bota
21 September 2025, 15:47
E.d
Presidentja moldave Maia Sandu
EVROPË- BBC ka zbuluar se një rrjet sekret i financuar nga Rusia po përpiqet të prishë zgjedhjet e...
Bota
21 September 2025, 16:00
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Keir Starmer ka shpallur sot njohjen zyrtare të shtetit të Palestinës nga Mbretëri...
Bota
21 September 2025, 15:38
E. D
foto ilustruese
PALESTINË- Britania, Kanadaja dhe Australia kanë ndërmarrë hapa për të njohur shtetin&nb...
Bota
21 September 2025, 15:18
E. D
Keir Starmer
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar sot se Mbretëria e Bashkuar e njeh zyrtarisht shtetin e Palestinës...
Bota
21 September 2025, 14:55
E.d
Avjoni ushtarak rus
ESTONI – Estonia ka kërkuar një bisedë me antarët e NATO- s, pasi avjonët rusë shkelën hap&eum...
Bota
21 September 2025, 14:23
I.A
FRANCË- Kryetarët e disa qyteteve në Francë synojnë ta vendosin flamurin palestinez në ndërtesat e bashkive të tyre, d...
Bota
21 September 2025, 11:52
I.A
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të vendosin masa “të fuqishme&rdq...
Bota
21 September 2025, 10:47
I.A
Foto Ilustruese
SIRI- Të paktën shtatë civilë u vranë të shtunën në bombardimet nga forcat qeveritare de facto n&e...
Bota
21 September 2025, 10:39
I.A
Disa ditë pas incidentit me sirenat e sulmeve ajrore dhe avionët luftarakë të NATO-s që u ngritën për të kapur gati dy...
Bota
21 September 2025, 10:30
I.A
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kërcënuar Afganistanin se “do të ndodhin gjëra të këqija...