LIVE UPDATES
Bota

Kaos në Evropë nga Stuhia “Ciaran”, të paktën 12 persona humbën jetën. Lista e vendeve më të prekura në rajon dhe botë

3 November 2023, 18:07 Nga h.k
Kaos në Evropë nga Stuhia “Ciaran”, të paktën 12
Stuhia Ciaran

EUROPË-Të paktën 12 persona kanë vdekur pasi stuhia Ciaran goditi Evropën Perëndimore me erëra rekord deri në 200 kilometra në orë, duke shkaktuar kaos trafiku pasi portet u mbyllën, kurse udhëtimet me tren dhe avionë u anuluan. 

Pesë persona kanë vdekur në Toskanë, njoftuan të premten autoritetet italiane, duke thënë se ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të reshjeve rekord.

“Ajo që ndodhi sonte në Toskanë ka një emër: ndryshimi i klimës”, shkroi guvernatori i Toskanës, Eugenio Giani në rrjetin X. Kryetari i Bashkisë së Firences, Dario Nardella, tha se “situata është kritike” në atë qytet.

Mbrojtja civile e Italisë tha se 200 milimetra shi ranë brenda tri orëve, nga qyteti bregdetar i Livornos deri në luginën e brendshme të Mugello, duke shkaktuar daljen e lumenjve nga shtretërit e tyre.

Pemët që u rrëzuan nga erërat e stuhishme shkaktuan shumicën e vdekjeve në Evropë. Në qytetin belg të Gentit, një djalë pesëvjeçar nga Ukraina dhe një grua 64-vjeçare vdiqën nga rënia e degëve.

Nga rrëzimi i pemëve, më herët, u mbyt një shofer kamioni në rajonin Ain të Francës veriore. Autoritetet franceze njoftuan gjithashtu për vdekjen e një burri që ra nga ballkoni i tij në qytetin port të Avros.

Një burrë në qytetin holandez Venraj, një grua në qendër të Madridit dhe një person në Gjermani kanë vdekur gjithashtu.

Rreth 1.2 milion shtëpi franceze mbetën pa energji elektrike pasi stuhia goditi bregun veriperëndimor.
Stuhia shkaktoi ndërprerje në trafikun hekurudhor, atë ajror dhe detar në Belgjikë, me portin e Antwerp-it të mbyllur dhe fluturimet e anuluara nga Brukseli Shpërthimet e erës në rajonin perëndimor Brittany ishin “të jashtëzakonshme” dhe “shumë rekorde absolute u thyen”, tha shërbimi kombëtar i motit Meteo-France.

Në jug të Anglisë, qindra shkolla u mbyllën pasi valët e mëdha të nxitura nga erërat me shpejtësi 135 kilometra në orë goditën bregun. Në ishullin Channel të Jerseyt, banorët u desh të evakuoheshin në hotele gjatë natës, pasi erërat deri në 164 kilometra në orë dëmtuan shtëpitë, raportuan mediat lokale.

Më shumë se 200 fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, një qendër e rëndësishme evropiane e trafikut ajror. Shërbimet ajrore, hekurudhore dhe tragetet kanë anuluar fluturime dhe kanë regjistruar vonesa të gjata në disa vende.

Pasojat e stuhisë u ndien në jug të Spanjës dhe Portugalisë dhe autoritetet spanjolle paralajmëruan për valë deri në nëntë metra të larta përgjatë bregut të Atlantikut.

Në Spanjë, më shumë se 80 fluturime u anuluan në 11 aeroporte.
Shërbimi meteorologjik francez njoftoi se stuhitë do të vazhdojnë edhe të premten, veçanërisht në jugperëndim të vendit dhe në ishullin e Korsikës./REL

stuhia ciaran

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin