3 November 2023, 17:06
Nga h.k
Kaoru Nakajima
ITALI-Këngëtarë të famshëm pritet të performojnë për më shumë se 1000 të ftuarit e festës ekstravagante qe ka habitur vendasit. Një milioner japonez duket po tërheq mjaft vëmendje për festën e ekzagjeruar të ditëlindjes së tij të 73-të, thuhet në media.
Kaoru Nakajima ka zbarkuar në qytetin sicilian të Palermos për të mbajtur një festë ekstravagante, duke prenotuar dy hotelet më luksoze Grand Hotel et des Palmes dhe Villa Igiea, the Mercure, si dhe disa restorante. Një nga shefat më të njohur të qytetit është vënë në drejtim të gatimeve ndërsa është bllokuar për një javë teatri i operas Teatro Massimo për të akomoduar eventet artistike te milionerit.
Matteo Bocelli, biri i tenorit të famshëm Andrea Bocelli dhe producenti japonez Hiroyuki Savano, do të performojnë në skenë për eventin e padëgjuar.
Nakajima ka prenotuar gjithashtu Teatro Politeama për mbrëmjet private, duke detyruar që orkestra simfonike e qytetit të zhvendoset në një tjetër sallë, shkruan TheSun.
Nakajima është bërë lajmi kryesor në qytet, për të cilin mediat thonë se ka bërë pasurinë me kompaninë amerikane të reklamave e shitjeve Amway. Përfaqësuesit e tij thonë se prej viteve 90-të numri shitësve të tij ka arritur në 750,000 dhe 40 përqind e kompanisë është vendosur në Japoni.
Mes lavdeve të shumta, mediat thonë se Nakajima nuk di vetëm të shesë e të bëjë biznes, por është dhe kompozitor e këngëtar, i cili ka fituar një çmim në festivalin e muzikës popullore në Tokio. Ai ka shkruar gjithashtu një libër biografik me titull “Mësime të rëndësishme që kam mësuar nga superelita”. Nuk dihet se perse ai ka zgjedhur Palermon per festen e tij te zhurmshme.
kaoru nakajima
Bota
3 November 2023, 16:56
h.k
Sergej Lavrov
RUSI-Sergej Lavrov Ministri i Jashtëm i Rusisë e sheh si një prioritet kryesor që palët në zonën e konfli...
Bota
3 November 2023, 16:45
Vladimir Putin
RUSI-“Korrupsioni brenda Ukrainës është i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër”, u shpreh presiden...
Bota
3 November 2023, 16:24
h.k
Pamje nga qendra
IRAN-Hetimet janë duke u zhvilluar pasi 32 persona u raportuan se kishin vdekur nga zjarri në Langarud, në veri të Te...
Bota
3 November 2023, 16:21
r.ll
foto nga perplasja e dallges
BRITANI- Një person u godit nga një dallgë e fuqishme që u përplas mbi një mur detar ndërsa...
Bota
3 November 2023, 16:11
h.k
Shtepi luksoze e terroristeve te Hamasit
HAMAS-Rripi i Gazës është parë në mbarë botën si një simbol i mjerimit dh...
Bota
3 November 2023, 16:16
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se qeveria e tij kundërshtoi çdo armëpushim të përko...
Bota
3 November 2023, 16:09
r.ll
Hassan Nasrallah
LIBAN- Shtetet e Bashkuara janë fajtore për atë që po ndodh në Gaza dhe popullit të rajonit, ka thën&eu...
Bota
3 November 2023, 15:58
h.k
Muzeu Anne Frank
HOLLAND-Votuesit në Amsterdam në zgjedhjet holandeze të 22 nëntorit do të votojnë në një vend t&e...
Bota
3 November 2023, 16:01
r.ll
Hassan Nasrallah
LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ditën e sotme në një fjalim u bëri thirrje njerëzve ...
Bota
3 November 2023, 15:53
h.k
Mattia Medihoxha
ITALI-Mattia Medihoxha,5-vjeçari me origjinë shqiptare nga Provinca e Patros në Itali është bërë i n...