LIVE UPDATES
Bota

Kaos në trafikun tranzit të drithërave në Moldavi

Më shumë se 100 kamionë të ngarkuar, kryesisht nga Ukraina, Modlavia dhe Rumania, shumica të mbushur me grurë, presin që të paraqesin dokumentet.

22 June 2022, 08:02 Nga DOSJA
Kaos në trafikun tranzit të drithërave në Moldavi
Radhë në pikën kufitare Leuseni-Albita mes Moldavisë dhe Ukrainës

MOLDAVI- Miliona tonë drithëra ndodhen të bllokuara në Ukrainë. BE kërkon që produktet agrare të kalojnë përmes rrugëve tokësore në BE përmes Republikës së Moldavisë. Por problemet logjistike janë shumë të mëdha.

Pika e kalimit kufitar Leuseni-Albita në kufirin moldavo-rumun. Më shumë se 100 kamionë të ngarkuar, kryesisht nga Ukraina, Modlavia dhe Rumania, shumica të mbushur me grurë, presin që të paraqesin dokumentet. Shoferët janë të nervozuar, vapa është e padurueshme, radha më shumë se 10 kilometra e gjatë. Shumica nuk flasin me gazetarët, se nuk duan të kenë probleme, siç thonë.

Dmytro Gololobov është nga të paktët që do ta flasë. Shoferi 46 vjeçar nga qyteti ukrainas Dinpropetrovsk pret prej ditësh në kufi. Kamioni është i ngarkuar me produkte shtëpiake, destinacioni është një depo në Rumani. "Portet ukrainase janë mbyllur dhe të gjithë kamionët, edhe ata që transportojnë grurë duhet të kalojnë përmes Moldavisë. kam kolegë që çojnë grurë në portet rumune", thotë Gololobov. Ukraina ka shumë grurë, sidomos në Kherson, por rusët e kanë marrë, dhe tani "tranportojmë atë që ka mbetur në magazina", thotë shoferi ukrainas.

Para luftës në Ukrainë, shoferëve ukrainas u duhej një ditë për të kaluar Moldavinë dhe Rumaninë. Por lufta ka ndryshuar gjithçka.Gololobov duhet të tregojë shumë durim. "Gruaja dhe dy fëmijët më presin në shtëi. Vajza është martuar, po dhëndri ka shkuar në kuftë tani. Ne u sulmuam, ata na thanë se do të na 'çlironin'. Para lufte jetonim shumë mirë, nga kush donin të na çlironin ata? Ne jemui sulmuar, por i kemi treguar të gjithë botës, që ne mund të luftojmë."

Katastrofë logjistike në kufi

Ekspori i grurit nga Ukraina është bllokuar gati i gjithi, për shkak të luftës dhe kjo rrezikon një katastrofë botërore të urisë, pasi Ukraina është një ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të grurit. Të gjitha portet ukrainase janë minuar, speditorët moldavë dhe ukrainas kërkojnë rrugë të tjera si të arrijnë në destinacion.

Iulian Postica është drejtor i Sipërmarrjes Ndërkombëtare të Transportit, AITA në Moldavi. Ai quan katastrofë situatën kufi, për shka se 80% e transportit të produkteve kalon përmes Republikës së Moldavisë në rrugë tokësore. "Para luftës eksporti i grurit kryhej përmes porteve ukrainase, si edhe përmes Danubit dhe në Detin e Zi. Tani me bllokadën kemi vështirësi të mëdha. Rrugët kalojnë tani përmes Moldavisë në drejtim të Rumanisë dhe Bullgarisë."

Sipas Posticas fajtore nuk është vetëm lufta. Të gjitha masat e palës moldave janë pa efekt nëse nuk koordinohen me autoritetet rumune. Problemi aktual qëndron tek mungesa e personelit të kontrollit kufitar nga pala rumune. "Kemi efektin e grykës së shishes, gjithçka që përpiqemi ta bëjmë shpejt bllokohet në doganën rumune." Bllokimet e trafikut do të vazhdojnë nëse të dyja palët nuk koordinohen.

Problemi vetëm së fundmi ka filluar të merret seriozisht nga pala rumune, ku pas një defekti në sistemin e informacionit të doganës u krijuan radhë akoma më të gjata. Edhe një shfer 62 vjeçar ndërroi jetë pas kishte pritru 24 orë në pikën e kontrollit në Albita. Vetëm pas takimit të kryeministres moldave, Natalia Gavrilita me homologun rumun, Nicolae Ciuca më 10 qershor u krijuan ekipe strategjike me të dyja vendet për të përmirësuar trafikun. Nuk dihet se kur do të kenë efekt masat e këtyre ekipeve, sepse radhët ende vazhdojnë të jenë shumë të gjata.

Hekurudha zgjidhje vetëm për të ardhmen

Një mundësi për të eksportin e drithërave nga Ukraina do të ishte hekurudha. Por për momentin e parealizueshme për shka se rrjeti i hekurudhave në Moldavi duhet të modernizohet. Vështirësi paraqet edhe gjerësia e shinave moldave që janë që nga koha sovjetike dhe që dallon nga standardi i vendit anëtar të BE, Rumanisë. Oleg Tofilat, drejtor i përgjithshëm i Hekurudhës Shtetërore të Moldavisë thotë për zhvillimin e transportit hekurudhor të mallrave duhetë investime shumë të mëdha, por mungojnë fondet që prej 30 vjetësh. "Realiteti në Ukrainë kërkon masa urgjente. Por punimet e rikonstruksioneve të nevojshme në korridorët e hekurudhave kërkojnë vite."

Që në vitin 2014 ëshët planifikuar rikonstruktimi i segmetit 230 kilometra të gjatë nga Tighina në lindjen moldave deri në Giurgulesit, portin në Danub me shtrierja 460 metra. Por fillimi i punimeve u bë para pak javësh, në maj 2022. Nevoja për përmirësimin e infrastrukturës është e madhe. Sipas të dhënave të autoriteteve moldave, numri i regjistrimeve të doganës të destinuara për eksportin me 73% krahasuar me një vit më parë.

Por për shumë shoferë kamionësh për momentin asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ata duhet të vazhdojnë të presin.

Marrë nga DW. 

lufta ukrain-rusi transporti i dritherave moldavi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin