LIVE UPDATES
Bota

'Kasapi i Ballkanit' përcillet sot për në banesën e fundit/ Ratko Mlladiç do të varroset pranë vajzës që vrau veten nga turpi! Mijëra serbë në radhë për homazhe (VIDEO)

Në varrimin e Mlladiç nuk pritet të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai ka thënë më herët se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, po qëndron për vizitë në Beograd.

7 September 2026, 11:39 Nga E. D
'Kasapi i Ballkanit' përcillet sot për në banesën
Arkivoli i Mlladiç

SERBI- Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska, Ratko Mlladiç, i dënuar nga Tribunali i Hagës për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, do të varroset sot në Beograd, me nderime të paralajmëruara ushtarake dhe shtetërore. Arkivoli i Mlladiç, i cili vdiq më 27 gusht në Hagë, derisa vuante dënimin me burgim të përjetshëm, u ekspozua në Kishën e Shën Lukës.

Mediat serbe raportuan më herët se ceremoninë mortore do ta udhëheqë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. Mijëra njerëz janë duke pritur në radhë para kishës për t’i bërë nderime, ndërsa disa prej tyre mbajnë bluza me portretin e kriminelit të dënuar të luftës dhe simbole të formacioneve ushtarake të kohës së luftës. Pranë arkivolit janë duke bërë rojë me radhë veteranë të ish-Ushtrisë së Republikës Sërpska, ndërsa në kishë ndodhen edhe familjarë të Mlladiç dhe ish-bashkëpunëtorë të tij të afërt. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dosja (@dosja.al)

Në varrimin e Mlladiç nuk pritet të marrë pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai ka thënë më herët se nuk mund të jetë i pranishëm, pasi presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, po qëndron për vizitë në Beograd. Vuçiç ka thënë, gjithashtu, se ka “bërë gjithçka” që varrimi të zhvillohet në “mënyrë dinjitoze”, ndërsa ka hedhur poshtë kritikat e Bashkimit Evropian për organizimin e varrimit të Mlladiç me nderime shtetërore.

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke thënë se madhërimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid në Bosnje dhe Hercegovinë, është “i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat bazohet rruga drejt Bashkimit Evropian”.

Para varrimit reaguan edhe senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen, Chuck Grassley dhe Keith Self, duke u bërë thirrje autoriteteve në Republikën Sërpska dhe në Serbi që të distancohen nga varrimi i Mlladiç. Në deklaratën e përbashkët, senatorët rikujtuan përgjegjësinë e Mlladiç për gjenocidin dhe krimet e tjera në Bosnje dhe Hercegovinë, duke thënë se ato përbëjnë disa prej krimeve më çnjerëzore të kryera në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Është shumë shqetësuese që Serbia ka njoftuar se Mlladiq do të varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake. Ditët e ardhshme do të jenë një test nëse Serbia dhe Republika Sërpska janë të gatshme të shkëputen nga e kaluara dhe të ecin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe integrimeve euroatlantike”, thuhet në deklaratë.

Siç raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë në Beograd, para kishës ndodhen ekipe të shumta të mediave, të cilave nuk u është lejuar hyrja në hapësirën e rrethuar dhe në kishë. Rrugët përreth janë mbyllur për qarkullim. Përgjatë rrugës “Knez Visheslav”, pranë kishës, janë vendosur flamuj serbë, ndërsa në udhëkryqe janë të pranishëm pjesëtarë të policisë. Në një mur pranë kishës është vendosur edhe një pankartë, ku Mlladiç cilësohet “hero serb”.

Homazhe për të janë organizuar edhe në pjesë të ndryshme të Republikës Sërpska dhe Serbisë në ditët pas vdekjes së tij. Pranë kishës janë parkuar shumë autobusë me targa nga Serbia, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi. Në orët e hershme të mëngjesit, katër autobusë me ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Sërpska u nisën nga Banjalluka drejt Beogradit.

Transporti u organizua nga Organizata e Veteranëve të Luftës e Republikës Sërpska, e cila tubon veteranët e luftës nga ky entitet i Bosnje dhe Hercegovinës. Nga Banjalluka drejt Beogradit u nisën rreth 240 persona. Transport është organizuar edhe nga qytetet e tjera të mëdha të Republikës Sërpska, ndërsa gjithsej 55 autobusë pritet të sjellin pjesëmarrës në varrimin e Mlladiç. Mlladiç vdiq më 27 gusht në Hagë, ku po vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Gjithashtu Mlladiç do të varroset në Varrezat e Topçiderit në Beograd./Dosja.al

ratko mlladiç

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin