LIVE UPDATES
Bota

Kërcënimi i Iranit e kalon Ngushticën e Hormuzit/ DW: Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik përballen sërish me pengesa

Guntram Wolff është i lartë në qendrën kërkimore Bruegel dhe profesor ekonomie në Universitetin e Lirë të Brukselit.

20 July 2026, 08:40 Nga D.S

Kërcënimi i Iranit e kalon Ngushticën e Hormuzit/ DW: Eksportet e

IRAN- Eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik po përballen sërish me pengesa, ndërsa konflikti mes SHBA-së dhe Iranit po ashpërsohet.  Kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është vendimtar për të dyja palët.

Guntram Wolff është studiues i lartë në qendrën kërkimore Bruegel dhe profesor ekonomie në Universitetin e Lirë të Brukselit. Sipas tij, gjatë muajve të fundit Irani ka treguar se mund ta kontrollojë Ngushticën, ose të paktën ta pengojë.

«Disa muaj fushatash bombardimi nuk kanë  prishur aftësinë e Iranit për ta kontrolluar  Ngushticën e Hormuzit», tha Wolff. Kështu, SHBA-së i mbetet sfida për të gjetur mënyrën si ta marrë epërsinë.

Këtë javë, trafiku në Ngushticë u ndal sërish pothuajse plotësisht, pasi Irani sulmoi disa tankerë dhe lëshoi dronë e raketa drejt objekteve ushtarake në Bahrein, Kuvajt dhe Jordani.

SHBA-ja kreu goditje të tjera ndaj Iranit dhe rivendosi bllokadën detare të porteve të tij. Ajo hoqi gjithashtu përjashtimin nga sanksionet që i lejonte Iranit ta shiste hapur naftën, një burim i rëndësishëm parash për vendin.

Fluksi i naftës dhe gazit nëpër Hormuz para luftës

Para se lufta të fillonte më 28 shkurt, Ngushtica e Hormuzit ishte një rrugë ujore ndërkombëtare pa taksa. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (International Energy Agency), ajo përbënte portën kryesore për rreth 20% të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në botë.

Përveç kësaj, rreth 20% e naftës në botë transportohej nga Gjiri Persik nëpër këtë rrugë ujore drejt Detit Arabik e më tej, ku pjesa më e madhe shkonte për në Azi. Gjatë viteve të fundit, kjo ka nënkuptuar mesatarisht rreth 20 milionë fuçi në ditë, sipas Administratës Amerikane të Informacionit mbi Energjinë (EIA).

Fluksi nëpër Ngushticën e Hormuzit ra në rreth 14,6 milionë fuçi në ditë gjatë tremujorit të parë dhe ka rënë ndjeshëm që kur konflikti u përshkallëzua. Marrëveshja paraprake e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit, e nënshkruar më 17 qershor, solli njëfarë lehtësimi për transportin detar, por nuk është më në fuqi. Në javët e fundit, forcat amerikane kanë goditur qindra objektiva ushtarake iraniane.

Analistët paralajmërojnë se sulme të tjera ndaj Iranit mund të nxisin hakmarrje kundër infrastrukturës së naftës dhe gazit në Gjirin Persik, duke përfshirë rafineritë, portet dhe tubacionet. Kështu, lufta do të bëhej e kushtueshme për të gjithë rajonin dhe do të shkaktonte mungesa nafte.

Përparimi i kufizuar i arritur pas armëpushimit të qershorit tashmë është zhbërë në praktikë, paralajmëroi kompania greke e menaxhimit të rrezikut detar MARISKS pas përshkallëzimit në rajon. Gjasat për një përshkallëzim të mëtejshëm mbeten shumë të larta.

Rëndësia e tubacioneve të naftës dhe gazit

Në fillim të luftës, disa raportime thoshin se Irani po kërkonte 2 milionë dollarë (1,7 milionë euro) për çdo anije që përdorte këtë rrugë ujore. Kohët e fundit, ai ka kërkuar që anijet të kalojnë nëpër një rrugë veriore, brenda ujërave iraniane.

Njëkohësisht, Marina amerikane po shoqëron anijet nëpër një rrugë jugore, pranë brigjeve të Omanit, në anën tjetër të Ngushticës. Aktualisht, Irani, Iraku, Kuvajti, Katari dhe Bahreini varen nga Ngushtica e Hormuzit për të përcjellë pjesën më të madhe të eksporteve të tyre të naftës.

Megjithëse transporti detar mbetet mënyra më e lirë për të lëvizur naftën, anijet kanë mbetur peng i një lufte tërheqjeje për kontrollin e Ngushticës, prandaj prodhuesit e naftës dhe gazit po kërkojnë alternativa.

Disa prej tyre, si Arabia Saudite, me tubacionin Lindje-Perëndim (Petroline), dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, me tubacionin e naftës bruto të Abu Dabit, kanë tashmë rrugë eksporti që e shmangin Ngushticën. Megjithatë, këto tubacione mund të përcjellin jo më shumë se 8,8 milionë fuçi naftë në ditë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

Rrugë të reja, rreziqe të reja për eksportuesit e naftës në Gji

Ngaqë tubacionet ekzistuese nuk mund të zëvendësojnë vëllimet e zakonshme të Hormuzit, zgjerimi me kapacitete të reja mbetet ndër të vetmet opsione. Por projekte të tilla kërkojnë vite pune dhe miliarda dollarë. Dhe nëse këto tubacione përfundojnë në Detin e Kuq, edhe ato mund të mos jenë më të sigurta, teksa konflikti shtrihet përtej Ngushticës së Hormuzit.

Tubacioni Lindje-Perëndim i Arabisë Saudite lidh Abkaikun, në bregun lindor të Gjirit, me portin e Janbuas, në Detin e Kuq.

Por për të arritur në Detin Arabik dhe në tregjet aziatike, cisternat që nisen nga Janbua duhet të kalojnë nëpër Ngushticën e Bab el-Mandebit, një tjetër rrugë ujore e ngushtë. Aty mund të sulmojnëHutët e Jemenit , të mbështetur nga Irani.

Përveçse do t'u shkaktonte probleme këtyre anijeve, kjo mund të hapte një front të dytë të luftës. Anije të tjera me destinacion Kanalin e Suezit do të detyroheshin të bënin një rrugë të gjatë përreth majës jugore të Afrikës.

Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), që mund t'i shmangin edhe Ngushticën e Hormuzit edhe Detin e Kuq, po investojnë edhe më shumë në alternativa. Sipas disa raportimeve, ato duan të zgjerojnë infrastrukturën ekzistuese dhe të ndërtojnë një port e terminal kontejnerësh të ri në bregun lindor.

Disa tubacione të tjera në Irak, Jordani, Kuvajt dhe Turqi janë ose në funksionim ose në zhvillim. Kapaciteti i tyre mbetet megjithatë modest dhe nuk mund të kompensojë një ndërprerje të madhe në Ngushticën e Hormuzit.

Për Iranin duket se bëhet fjalë për gjithçka ose asgjë

MARISKS iu referua tubacionit Lindje-Perëndim të Arabisë Saudite dhe tubacionit të naftës bruto të Abu Dabit të EBA-së. Sipas kompanisë, kërcënimi i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj infrastrukturës alternative të eksportit të naftës në Gji është ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm i situatës aktuale.

«Mesazhi i Iranit është po aq i qartë: ose eksportojnë të gjithë prodhuesit rajonalë të energjisë, ose askush.»

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë më tej, Irani ka treguar se është gati ta rrisë koston ekonomike të çdo sulmi ndaj vendit të tij. Ai po e bën këtë duke kërcënuar furnizimet globale me energji, qoftë përmes bllokadës së rrugëve ujore të rëndësishme, qoftë duke goditur, si hakmarrje, infrastrukturën tjetër të naftës dhe gazit në Gjirin Persik./Dosja.al

iran shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin