11 November 2024, 14:45
Nga ZH.LL
Mjekët në grevë
ZAGREB- Rreth 4,000 punonjës mjekësorë iu bashkuan një greve të nisur të hënën në spitalet anembanë Kroacisë, duke kërcënuar se do të ofrojnë vetëm shërbimet bazë të urgjencës për pacientët derisa qeveria të rishqyrtojë kërkesat e tyre për paga më të larta.
Sindikata “Together” (“Zajedno”), ku përfshihen inxhinierë radiologjikë, teknikë dhe infermierë, ka kërkuar që qeveria të konsiderojë zgjerimin me 20% të bazës për llogaritjen e pagave të tyre dhe rifutjen e shpërblimeve për kushtet e rrezikshme të punës.
Ata ankohen gjithashtu për një ngarkesë pune që është shumë e rëndë pasi shumë punonjës shëndetësorë janë larguar nga Kroacia për në Perëndim, duke krijuar mungesa të stafit në spitale.
Marin Tomelic, përfaqësuesi i "Together" dhe vetë një mjek i radiologjisë spitalore, tha se sindikata filloi bisedimet me qeverinë në mars, por nuk kishte asnjë përgjigje të kënaqshme.
"Ata na kanë degraduar që atëherë," tha Tomelic. “Për ne greva nuk është qëllim por mjet për të tërhequr vëmendjen e vendimmarrësve, pra të ministrisë dhe qeverisë”, tha ai, duke shtuar se greva do të përfundojë kur të plotësohen kërkesat.
Tomelic u kërkoi falje të gjithë atyre pacientëve që nuk do të marrin trajtimet apo diagnostikimet e tyre për sa kohë që greva do të vazhdojë.
Ministri i Shëndetësisë Vili Beros minimizoi fuqinë e sindikatës, duke thënë se numri i punëtorëve që i bashkoheshin grevës ishte shumë më i vogël dhe i hodhi poshtë kërkesat e tyre si "shantazh".
Bota
11 November 2024, 14:34
ZH.LL
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë dy emërime të tjera kyçe përpara kthimit të tij në Shtëp...
Bota
11 November 2024, 14:05
ZH.LL
Shigeru Ishiba
TOKIO- Parlamenti japonez rizgjodhi kryeministrin Shigeru Ishiba të hënën, pasi koalicioni i tij qeverisës pësoi hu...
Bota
11 November 2024, 14:05
r.ll
Salome Zurabishvili
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, ka thënë pas një takimi me një delegacion të Bas...
Bota
11 November 2024, 14:00
M.B
Zyra e kancelarit gjerman në Berlin
GJERMANIA- "Kemi një problem", pranoi bashkëkryetari i SPD, Lars Klingbeil, të diel...
Bota
11 November 2024, 12:22
ZH.LL
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Gjykata e Qarkut të Jerusalemit thotë se do të mbajë një seancë dëgjimo...
Bota
11 November 2024, 12:10
ZH.LL
Albin Kurti
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në Kuvend ka shpalosur projektbuxhetin për vitin 2025. Kryeministr...
Bota
11 November 2024, 11:05
ZH.LL
Trump dhe Putin
RUSI- Kremlini mohoi të hënën raportet se presidenti Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ...
Bota
11 November 2024, 10:59
ZH.LL
Foto ilustruese
BAKU- Viti 2024 është në rrugën e duhur për të qenë viti më i ngrohtë i regjistruar pas nj&eum...
Bota
11 November 2024, 10:13
r.ll
foto ilustruese
MOLDAVI- Ministria e Jashtme e Moldavisë i ka dënuar veprimet agresive të Rusisë, pasi dy dronë kanë hyrë...
Bota
11 November 2024, 09:40
ZH.LL
Flamuri i Izraelit dhe Iranit
IZRAEL- Ministria e Jashtme e Iranit bëri thirrje të dielën për një embargo armësh ndaj Izraeli...