LIVE UPDATES
Bota

"Kievi të rihapë gazsjellësin", Orban vë kusht për miratimin e zgjatjes së sanksioneve të BE ndaj Rusisë

Kryeministri hungarez Viktor Orban kërkon që Ukraina të hapë tubacionet për kalimin e gazit rus në Evropën Lindore, si kusht për të miratuar zgjatjen e planifikuar të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë.

26 January 2025, 12:05 Nga r.ll
"Kievi të rihapë gazsjellësin", Orban vë kusht
viktor orban

BUDAPEST- Hungaria vuri si kusht për miratimin e zgjatjes së sanksioneve të BE-së kundër Rusisë që Kievi të rihapë gazsjellësin që mbylli në fillim të vitit. Përmes këtij gazsjellësi dërgohej në vende të tjera të Evropës Qendrore pra dhe në Hungari, gaz natyror nga Rusia, tha kryeministri Viktor Orban në radion-televizionin shtetëror të Hungarisë.

Zgjatja e planifikuar e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë është të hënën (27.01.) në rendin e ditës në Bruksel, sepse, nëse nuk zgjaten, sanksionet aktuale të BE-së kundër Rusisë përfundojnë më 31 janar. 

Orbani tha se lidhur me këtë çështje kishte "tërhequr frenën e dorës”, ngaqë tre vitet e fundit Hungaria ka humbur 19 miliardë euro për shkak të sanksioneve ekzistuese ndaj Rusisë.

Kritikave të ashpra të kryeministrit hungarez Orban për ndërprerjen e furnizimit me gaz natyror nga Rusia për shkak të mbylljes së gazsjellësit që kalon përmes territorit të Ukrainës u është bashkuar edhe homologu i tij sllovakRobert Fico.

Kushte shtesë ndaj Ukrainës

Orbani përmendi edhe dy kushte të tjera për të thënë "po" për zgjatjen e sanksioneve ndaj Rusisë: Ukraina duhet të ndalojë sulmet ushtarake ndaj rrugës alternative përmes së cilës Hungaria merr aktualisht gaz nga rus. Fjala është për gazsjellësin turk, i cili kalon nëpër Ballkan. Ndaj këtij gazsjellësi ka pasur sulme ukrainase në pikën kufitare në territorin rus.

Së treti ai kërkoi garanci që Ukraina nuk do ta ndalojë kalimin e naftës nga Rusia, e cila, ashtu si gazi, vjen në Hungari përmes naftësjellësit Druzhba tubacionet e të cilit kalojnë gjithashtu përmes territoriti të Ukrainës. Hungaria i mbulon më shumë se 80 për qind të nevojave të saj për gaz dhe naftë nga Rusia.

Vendimi zyrtar për zgjatjen e sanksioneve të BE-së duhet të merret nga Këshilli i Bashkimit Evropian njëzëri. Deri tani samiti i BE-së e ka dhënë zakonisht mandatin për këtë zgjatje. Sipas rregullit aktual parashikohet që sanksionet duhet të rinovohen çdo gjashtë muaj./DW

viktor orban hungaria

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...