31 August 2025, 13:40
Nga I.A
Xi Jinping dhe Narendra Modi
KINË- Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, janë zotuar të dielën për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet kufitare dhe për ta forcuar bashkëpunimin, para hapjes së një samiti rajonal në Tianjin. Modi po e viziton Kinën për herë të parë që prej përkeqësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve pas përplasjes vdekjeprurëse mes ushtarëve kinezë dhe indianë në kufi, në vitin 2020.
Ai ndodhet në Kinë si pjesë e anëtarësimit të Indisë në Organizatën e Shangait për Bashkëpunimi, e cila është grupim rajonal politik, ekonomik dhe i sigurisë i themeluar nga Kina.
Në fjalën e tij hapëse, Modi tha se marrëdhëniet me Kinën janë zhvendosur në “një drejtim domethënës”, duke shtuar se “në kufi mbizotëron tani një mjedis paqësor, pas ndaljes së mospajtimeve”.
Xi tha se shpreson që takimi në Tianjin “do ta çojë më lart” dhe do ta promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.
Të dyja palët nuk duhet “ta lënë çështjen kufitare t’i përcaktojë marrëdhënien e përgjithshme Kinë-Indi”, shtoi Xi, duke theksuar se zhvillimi ekonomik për të dyja vendet duhet të jetë përqendrimi kryesor.
“Për sa kohë që mbeten të përkushtuar ndaj synimit të përgjithshëm për të qenë partnerë, jo rivalë, dhe për të ofruar mundësi zhvillimi, jo kërcënime, marrëdhëniet Kinë-Indi do të lulëzojnë dhe do të ecin përpara në mënyrë të qëndrueshme”, tha Xi.
Ndërkohë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili mbërriti në Tianjin të dielën, pritet gjithashtu të takohet me të dy liderët në ditët në vijim.
Në fillim të gushtit, diplomati i lartë kinez, Wang Yi, vizitoi Nju Delhin, ndërsa të dyja palët shpallën afrim të marrëdhënieve. Të dyja qeveritë u zotuan t’i rinisin bisedimet kufitare, si dhe ta rifillojnë lëshimin e vizave dhe fluturimeve direkte.
Vizita e Wangut përkoi me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për të vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj Indisë për blerjen e naftës ruse, por procesi i Delhit për të rindërtuar marrëdhëniet me Pekinin kishte qenë në përgatitje prej muajsh.
Këtë vit Kina dhe India kanë shtuar vizitat zyrtare dhe kanë diskutuar lehtësimin e disa kufizimeve mbi tregtinë dhe lëvizjen e njerëzve përtej kufirit. Në qershor, Pekini lejoi pelegrinët nga India të vizitojnë vendet e shenjta në Tibet./REL
xi jinping narendra modi
Bota
31 August 2025, 13:20
I.A
LIBAN- Ushtria e Izraelit tha të dielën se i ka sulmuar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në jug të Libanit, në vazh...
Bota
31 August 2025, 12:24
V.Ç
Pamje nga protesta
AUSTRALI - Mijëra australianë morën pjesë në protestat kundër emigrantëve në të gjithë...
Bota
31 August 2025, 12:27
I.A
RUSI- Derisa Kievi, aleatët e tij evropianë dhe Uashingtoni po vazhdojnë të kërkojnë gjetjen e një mënyre për t&r...
Bota
31 August 2025, 11:45
V.Ç
Në foto: Donald Trump në Zyrën Ovale
SHBA - Në Shtëpinë e Bardhë është ngritur shqetësimi për që...
Bota
31 August 2025, 11:06
I.A
Pallati
RUSI- Sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre masive në pyje që u afruan vetëm pak kilometra larg rezidencës luksoze t&e...
Bota
31 August 2025, 10:36
I.A
Gaza
GAZA- Izraeli po përshkallëzon rrethimin e Qytetit të Gazës, ndërsa Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të...
Bota
31 August 2025, 10:27
I.A
Brandon Johnson
SHBA- Kryebashkiaku i Çikagos, Brandon Johnson, nënshkroi të shtunën një urdhër ekzekutiv që përc...
Bota
31 August 2025, 09:57
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Studiuesit në Universitetin e Kalifornisë kanë zbuluar një qasje pa ilaçe që rigjallër...
Bota
31 August 2025, 09:16
V.Ç
Në foto: Narendra Modi dhe Xi Jinping
KINË - Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, mbërriti në Kinë të dielën p&eu...
Bota
31 August 2025, 09:25
I.A
VOA
SHBA- Administrata Trump ka ndërmarrë hapa për të pushuar nga puna pothuajse 500 punonjës të organizatës së laj...