29 September 2026, 23:00
Nga E.d
Një specialiste nga Kirgizia shpjegon funksionet e satelitit të prodhuar në vend.
Kirgizia pritet t’u bashkohet vendeve të botës që veprojnë në hapësirë në fillim të tetorit, kur një “nanosatelit” i prodhuar në këtë vend të Azisë Qendrore do të lëshohet në orbitë me një raketë të kompanisë SpaceX.
Sateliti, që ka madhësinë e një buke, do të përdorë një grup kamerash dhe sensorësh për t’i vëzhguar të mbjellat, ndikimin e fatkeqësive natyrore dhe për të “zbuluar shenjat e hershme të thatësirës”, sipas një deklarate të Ministrisë së Bujqësisë së Kirgizisë, më 24 shtator, për këtë pajisje hapësinore.
Sipas Ilya Cherny, drejtorit të kompanisë teknologjike Kyrgyz Electronics, e cila mbikëqyri projektin, një ekip prej rreth 10 inxhinierësh kirgizë punoi për dy vjet e gjysmë në këtë anije hapësinore prej 5 kilogramësh. Ajo ka një jetëgjatësi të parashikuar prej 15 vjetësh, ndërsa mediat vendase e kanë vlerësuar koston e ndërtimit në rreth 130.000 dollarë.
Zyrtarët kirgizë e përshkruajnë anijen hapësinore si të zhvilluar dhe të montuar në vend, megjithëse Cherny tha se “shumica e teknologjive” brenda nanosatelitit janë ruse, “sepse zhvillimi nga e para kërkon 5-10 vjet”.
Lëshimi i satelitit kirgiz në orbitë nga Kalifornia, i planifikuar për 1 tetor, shënon zhvillimin më të fundit të rëndësishëm në garën hapësinore që po ndizet në Azinë Qendrore.
Në gusht, Uzbekistani lëshoi në orbitë një satelit të prodhuar në Kinë, i cili përfshinte një “modul të inteligjencës artificiale të zhvilluar nga specialistë të Agjencisë Uzbekcosmos”. Përveç kësaj, Tashkenti së fundmi njoftoi planet për të prodhuar satelitin e vet deri në vitin 2028.
Kazakistani ka disa satelitë të prodhuar në vend në orbitë dhe në shtator njoftoi planet për krijimin e “një konstelacioni ndërkombëtar prej nëntë satelitësh të destinuar për vëzhgimin e Tokës”. Konstelacioni pritet të përfshijë satelitë të siguruar nga Mongolia, Republika e Kongos dhe Nigeria.
Nelly Bekus, eksperte për Azinë Qendrore në Universitetin e Exeterit, i tha Radios Evropa e Lirë se për shtetet që janë në gjendje të prodhojnë infrastrukturën e tyre hapësinore, përpjekja dhe shpenzimet konsiderohen të vlefshme nga këndvështrimi i sigurisë kombëtare.
“Në vitet e fundit, me rritjen e tensioneve gjeopolitike në mbarë botën, qasja e pavarur në të dhënat satelitore të menaxhuara nga ekipe kombëtare është bërë gjithnjë e më e rëndësishme për sigurinë e shteteve”, tha ajo.
Bekus shtoi se “kapacitetet hapësinore kanë qenë prej kohësh të lidhura me idetë e një shtetësie përparimtare, duke ofruar dëshmi shumë të dukshme të fuqisë teknologjike të një vendi dhe të pozitës së tij në skenën botërore”.
Analistë të tjerë perëndimorë kanë vënë në dukje prirjen e qeverive autoritare për të ruajtur një “ndërprerës” për komunikimet gjatë trazirave civile.
Astana e ndërpreu internetin në Kazakistan për disa ditë gjatë protestave masive në vend në fillim të vitit 2022, ndërsa Uzbekistani ka deklaruar se sateliti i prodhuar në vend, i planifikuar për vitin 2028, do të sigurojë atë që autoritetet e quajnë “burim sovran dhe objektiv informacioni” në vend.
Kur Kazakistani ishte përfshirë në diskutime për prezantimin e Starlinkut për popullsinë e tij rurale, negociatat me SpaceX-in e Elon Muskut hasën në ngërç për shkak të kërkesës së Kazakistanit që stacionet tokësore – antena komunikimi që transmetojnë sinjale te satelitët që kalojnë sipër tyre – të ndërtoheshin brenda vendit, duke i mundësuar Astanës të ruante kontrollin./REL
kirgizia sateliti spacex
Bota
29 September 2026, 22:55
E.d
Millorad Dodik, Vladimir Putin dhe Savo Miniq në Moskë
Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (...
Bota
29 September 2026, 22:50
E.d
Fatima Ezahra El Mansourin
MAROK - Mbreti i Marokut, Mohammed VI, i ka ngarkuar Fatima Ezahra El Mansourin me formimin e qeverisë së re, pas fit...
Bota
29 September 2026, 22:30
E.d
Foto ilustruse
IRAK- Dhjetë persona të dënuar për vepra terroriste janë ekzekutuar me varje në burgun Al Hout të Nasiriy...
Bota
29 September 2026, 22:25
E.d
Foto ilustruse
GAZA- Gjashtë persona, përfshirë një komandant të Hamas, u vranë sot në sulme nga forcat e armatosura izr...
Bota
29 September 2026, 19:30
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar të martën America.gov, një platformë e re e qeverisë amerikane ...
Bota
29 September 2026, 19:23
E.d
Pamje
JAPONI- Tokio ka regjistruar një rekord të ri për ditët e njëpasnjëshme me reshje shiu. Sipas Agjencisë Mete...
Bota
29 September 2026, 18:40
e,d
Pamje
MEKSIKA- Cikloni Polo ka sjellë reshje të dendura në pjesën jugore të gadishullit Baja California, ndërsa pritet t...
Bota
29 September 2026, 18:00
E.d
Foto ilustruse
ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pallat banimi në Neuchâtel...
Bota
29 September 2026, 17:52
G.M
Presidenti rus Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zgjerimin e ushtrisë ruse me 15,500 personel ushtarak, në nj...
Bota
29 September 2026, 17:42
E.d
Israel Katz
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes së Izraeli, Israel Katz, kërcënoi sot se vendi i tij do të synonte udhëheqësit ...